Art nga toka jonë...
30/04/2010 Fjalë dhe muzikë nga toka shqiptare. Kjo është veprimtaria e organizuar nga Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare “Vatra” në kuadër të manifestimit “Integrimi nuk bie nga qielli” organizuar nga Instituti “Goethe” dhe Bibliotekat e Qytetit të Torinos. Publiku i zgjedhur italian dhe shqiptar pati rastin të ndiqte më 27 prill mbrëmjen artistike “Fjalë dhe Muzikë nga Toka Shqiptare”, e cila u zhvillua në mjediset e “Mood Libri & Caffè”, një librari hibride, që konsiderohet një nga vendet më trendi të qytetit të Torinos.
Programi i pasur i mbrëmjes parashikonte leximin e pjesëve të zgjedhura të autoreve shqiptare Anilda Ibrahimi dhe Ornela Vorpsi, veprat e të cilave janë botuar vitet e fundit në italisht nga shtëpia botuese prestigjioze torineze “Einaudi”.
Pjesët e zgjedhura u lexuan nga Jessica Anzalone, një vajzë e re italo-shqiptare. Leximet u shoqëruan me muzikë klasike të autorëve Arcangelo Corelli dhe Çesk Zadeja, të ekzekutuar nga artistet Eriola Gripshi (violë) dhe Lizabeta Soppi (violinë).
Gjatë mbrëmjes, për publikun e pranishëm u prezantuan për herë të parë edhe disa prej poezive të pabotuara të shkrimtarit të ri torinez me origjinë shqiptare Edvin Kukunja, nga vetë autori. Në takim e morën fjalën edhe Anna Belpiede, përfaqësuese e bibliotekave të qytetit të Torinos, Estela Maggiorotti e organizatës “Il Nostro Pianeta” dhe Amanda Demneri, përfaqësuese e Shoqatës Kulturore Italo-Shqiptare “Vatra” të Torinos.
Në fjalën e saj, Anna Belpiede pohoi se integrimi i të rinjve të huaj është një sfidë e madhe për të ardhmen e të gjitha shteteve evropiane. “Biblioteka publike”,- vijoi ajo,- është një nga institucionet më të rëndësishme të dijes, që mund të shërbejë fare mirë edhe si një vend integrimi mes brezave dhe kulturave. Veçanërisht nëse zbatohen praktika sociale dhe artistike, si edhe politika ndërkulturore, brenda dhe jashtë bibliotekave, që i shikojnë të rinjtë jo vetëm si objekt, por mbi të gjitha si protagonistë të integrimit të mundshëm”. Nisma zhvillohet me mbështetjen e Regione Piemonte në kuadër të Y-our time/Torino 2010 Kryeqyteti Evropian i të Rinjve.