E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH, "OK" shkrirjes se bankave

Shkrirja e Bankes-Italo Shqiptare me Banken Amerikane te Shqiperise ka marre dje miratimin edhe nga Banka e Shqiperise, e cila e dha kete vendim vetem nje dite pas Komisionit te Konkurrences. Banka e re, qe do te dale nga ky proces, do te emertohet Banka Amerikane e Shqiperise. Praktika e bashkimit te dy bankave eshte nje pervoje qe aplikohet per here te pare ne Shqiperi dhe mbeshtetet ne aplikimin e inovacioneve, te praktikave dhe standardeve perendimore. Sipas Bankes Qendrore "Banka Amerikane e Shqiperise" pas bashkimit do te jete nje kombinim i energjive dhe burimeve te dy lojtareve ne sistemin bankar te Shqiperise me synimin e krijimit te nje operatori, qe do te ofroje produkte te reja per klientelen dhe konkurrence me me efikasitet ne sektorin e financiar. Sistemi bankar shqiptar vitet e fundit eshte karakterizuar nga zhvillime te rendesishme strukturore. Rritja e numrit te bankave ne sistem, ristrukturimi dhe privatizimi i bankave shteterore, krijimi i bankave me kapital vendas, si dhe se fundi hyrja e bankave te huaja te fuqishme nepermjet blerjeve te bankave ekzistuese. Konkurrenca eshte nje aspekt i rendesishem per sistemin bankar sepse, si ne cdo treg, ajo ndikon eficiencen dhe cilesine e produkteve te ofruara. Per me teper, niveli i konkurrences ne sistemin bankar ka implikime edhe per sektore te tjere te ekonomise. Keshtu, evidencat empirike tregojne se nje nivel me i larte konkurrence ne sistemin bankar con ne rritje me te shpejte te sektoreve te tjere te ekonomise, qe mbeshteten ne financimet nga sistemi bankar. Sipas nje studimi te Bankes se Shqiperise sistemi bankar shqiptar eshte me i perqendruar nder vendet e Evropes.

Struktura e kapitalit aksioner te Bankes Amerikane te Shqiperise

Aksioneret % e pjesemarrjes ne kapital
Intesa Sanpaolo SpA 78,49
Fondi Shqiptaro Amerikane i Ndermarrjeve 12,22
Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim 7,78
Shoqeria italiane per Ndermarrjet e Huaja S.p.a 1,51

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›