E Diel, 1 Nëntor 2026

Grindja degjeneron ne vrasje ekzekutohet prane lokalit 49-vjecari

Policia ka identifikuar si autore te vrasjes dy persona 42 dhe 19 vjec te cilet jane vene ne pranga disa ore pas ngjarjes

Nje tjeter grindje per motive banale ka gjeneruar ne vrasje. Nje 49-vjecar nga qyteti i Elbasanit eshte ekzekutuar me arme zjarri mbremjen e se henes. Vasil Kanani 49 vjec me banim ne lagjen Dyli e Haxhire Myzyri ne kete qytet mbeti i vrare pas nje konflikti me dy persona ne nje dyqan ne afersi te Ures se Zaranikes ne lagjen 28 nentori. Pasi ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe ka pyetur deshmitare te rastit policia ka mundur te identifikoje tre persona qe dyshohen te kene kryer vrasjen. Sipas te dhenave zyrtare te policise autore te vrasjes jane Emin Mehja 41 vjec dhe Median Dushku 18 vjec. Autoret e vrasjes jane larguar menjehere ne drejtim te paditur pasi kane lene 49-vjecarin te vdekur pertoke. Disa ore pas kerkimeve policia ka mundur te vere ne pranga te dy personat e dyshuar pergjegjes per ngjarjen. Te arrestuarit jane Emin Mehja vjec 41 banues ne Elbasan si dhe Median Dushku 19 vjec.

Rrjedha e ngjarjes

Viktima dhe autoret sipas deshmitareve ne vendngjarje para kater muajsh jane konfliktuar me njeri-tjetrin per motive qe ende nuk behen te ditura. I njejti motiv konfliktimi duket se eshte rikthyer serish ne vemendje mbremjen e se henes. Teksa ka qene prane nje lokali ne afersi te Ures se Zaranikes ne lagjen 28 nentori 49-vjecari eshte perballur me personat qe ishte konfliktuar me pare. Te tre autoret e dyshuar te vrasjes kane filluar serish te konfrontohen me viktimen. Pasi jane konfliktuar mes tyre grindja ka degjeneruar ne perdorimin e armeve te zjarrit. Autoret kane qelluar disa here ne drejtim te viktimes dhe me pas jane larguar ne drejtim te paditur. Menjehere pas ngjarjes 49-vjecari Vasil Kanani eshte derguar ne spital por per shkak te plageve te marra dhe hemorragjise se shkaktuar nga plumbat nuk ka mundur te mbijetoje. Ne vendngjarje kane shkuar policia ekspertet dhe grupi hetimor. Policia ka identifikuar autoret dhe eshte vene ne kerkim te tyre. Emin Mehja eshte kapur ne oret e para te mengjesit ndersa autori tjeter Median Dushku eshte arrestuar disa ore me vone. Vrasja eshte kryer me arme zjarri qe sipas eksperteve rezulton te kete qene pistolete e cila disponohej nga Median Dushku.

Provat e sekuestruara

Ne cilesine e proves materiale eshte sekuestruar pistoleta me te cilen u krye krimi dhe nje pushke automatike e cila eshte gjendur ne vendin e ngjarjes. Deri me tani arsyet e vrasjes jane klasifikuar si banale. Megjithate ceshtja po hetohet nga Prokuroria e Elbasanit. Ndaj autoreve eshte ngritur akuza e vrasjes me dashje e kryer ne bashkepunim.Policia e Elbasanit kapi ne flagrance personat qe qelluan dje per vdekje Vasil Kananin 49 vjec banues ne lagjen 28 Nentori Elbasan. Gjate oreve te nates se te henes policia beri te mundur identifikimin dhe arrestimin ne flagrance te shtetasit Emin Mehja vjec 41 banues ne Elbasan si i dyshuar per pjesemarrje ne ngjarje dhe dje ne mesdite u ndalua shtetasi Median Dushku 19 vjec banues ne Elbasan si autor i dyshuar i kesaj ngjarjeje. Sipas policise ngjarja dyshohet te kete ndodhur per motive banale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›