E Diel, 1 Nëntor 2026

Grindja mes shqiptareve, theret 30-vjecari

TORINO - Nje shqiptar ka gjetur vdekjen, ne qytetin e Torinos, Itali. 30-vjecari emri i te cilit nuk eshte bere i ditur nga policia italiane, ka qene ne nje lokal deri rreth ores 22:00 te dy diteve me pare, kur eshte perfshire ne nje debat me nje shqiptar tjeter. Por debati i ka kaluar caqet e nje zenke te thjeshte. Nje nga personat e perfshire ne sherr, ka nxjerre nje thike dhe e ka goditur tjetrin disa here ne trup, duke i sjelle dhe vdekjen. Menjehere pronari i lokalit ka njoftuar policine ne lidhje me ngjarjen e ndodhur ne barin e tij. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur patrullat e levizshme te policise se Torinos, qe kane derguar me shpejtesi ne spital te plagosurin, pasi 30-vjecari emigrant i rregullt ne Itali, ishte ende gjalle. Por dhe per mjeket ka qene e pamundur qe ai te shpetohej, pasi plaget e marra kane qene vdekjeprurese per shqiptarin. Policia nga ana tjeter eshte vene ne kerkim te autorit, qe, sipas deshmive te dhena ne polici, nga klientet e lokalit dhe pronari, ka qene nje tjeter shqiptar, i cili menjehere pas ngjarjes eshte larguar me vrap nga lokali, duke humbur gjurmet. Policia italiane ende nuk ka mesuar shkakun e kesaj vrasjeje, pasi, sipas te dhenave, shqiptaret kane komunikuar ne shqip, duke mos u lene mundesi te pranishmeve te kuptojne biseden e tyre. Gjithsesi, per vrasjen eshte shpallur ne kerkim nje i ri, rreth 28 vjec, emri i te cilit nuk behet i ditur nga policia italiane per arsye te sekretit hetimor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›