Ekspertiza mban peng vrasesin e gruas
Instituti i Ekspertimit Mjeko-Ligjor eshte duke mbajtur peng dosjen penale ne ngarkim te Asqeri Kullollit me banim ne fsahtin Lisaj te komunes Kajan, ne Elbasan. Prokuroria akuzoi 42-vjecarin se masakroi me kose bashkeshorten e tij, Aishe Kullolli 38 vjec per motive xhelozie. Ngjarja ka ndodhur me 14 qershor te ketij viti. Policia mundi te kape te dyshuarin pas dy ditesh, ndersa qendronte i fshehur ne nje shtepi te braktisur ne afersi te fshatit. Asqeri Kullolli pranoi para oficereve te policise gjyqesore dhe hetuesve autoresine e vrasjes. Ai deklaroi se e ekzekutoi gruan per motive xhelozie, pasi dyshonte se e tradhtonte me kusherinjte e saj. Por ne seance gjyqesore avokati mbrojtes kerkoi ekspertim neuropsikiatrik per klientin e tij, nje procedure kjo e parashikuar edhe nga Kodi Penal per raste te tilla. Prokuroria e Elbasanit i kerkoi Institutit te Ekspertimit Mjeko-Ligjor qe te kryeje ekzaminimin neuropsikiatrik te te pandehurit. Por kane kaluar me shume se 6 muaj dhe ne Prokurorine e Elbasanit nuk ka ardhur asnje pergjigje. Burime nga organi i akuzes bene te ditur se nuk mund te nisin ceshtjen penale pa marre me pare rezultatin e ketij ekzaminimi. Te njejtat burime u shprehen se normalisht procedura zgjat 2-3 jave. Por ne kete rast kane kaluar 6 muaj e dy jave dhe ende nuk ka arritur pergjigjja e institucionit perkates. Qe nga ajo kohe, i pandehuri Asqeri Kullolli qendron ne paraburgim ne burgun e Peqinit. Vonesa e kthimit te pergjigjes eshte argumentuar me problemet qe kane pasur disa mjeke te institutit te akuzuar per ekzaminime te dyshimta.
F. Salliu