E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nju-Jork, dy shqiptare kerkohen per pengmarrje

Dy shqiptare dyshohen se kane marre peng nje kamion te kompanise "Fedex", ne Nju- Jork, perreth gjashte ore, por ata nuk jane identifikuar. Lajmi eshte bere i ditur dje nga media amerikane, sipas se ciles, shoferi i kamionit ka ndaluar per te blere nje pice, dhe ne kete moment dy grabites te armatosur i kane vene pistoleten ne koke dhe i thane se do te rrembenin automjetin e tij. Pas deshtimit te grabitjes se automjetit te mbyllur ne nje zone te larget periferike, pengmarresit kane lene me ne fund te lire dhe drejtuesin e makines, duke i dhene dhe 60 dollare per t'u kthyer ne shtepi. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne "11 Avenue" ne Manhatan, SHBA, kur dy persona, te cilet mendohet te jene emigrante shqiptare, kane tentuar grabitjen e furgonit te kompanise se dergesave postare amerikane, "Fedex". Te armatosur dhe pa maska, ata i kane zene pusi shoferit te kamionit, 47-vjecarit Robert McGarry, dhe me pas kane marre drejtimin e automjetit, duke mbajtur per plot gjashte ore peng drejtuesin. Pas denoncimit te 47-vjecarit, policia eshte vene ne ndjekje te dy shqiptareve, te cilet, sic duket, kane menduar dhe per rrugen e kthimit te pengut te tyre. "Kam perjetuar nje enderr te keqe. Pas shume ore me radhe me pistoleten te koka, i lutesha vetem qe, nese e kishin ne plan, te me vrisnin sa me pare. Shpresoja te ishte sa me e shpejte dhe te mos vuaja". Sipas shoferit, dy keqberesit i kane zene papritur pusi ne kohen kur ky i fundit sapo kishte ndaluar kamionin e dergesave postare per te blere nje pice ne zonen e Bruklinit. Pistoleta e vene ne koke ka bere qe shoferi t'i bindet urdhrave te dy autoreve, dhe nen kercenimin e njerit prej tyre, ata kane udhetuar ne drejtim te nje zone periferike, jashte qytetit. Nga ana tjeter, autori i dyte i ka ndjekur nga pas me nje automjet te tipit sportiv. Por, ata nuk kane marre asnje gje nga kamioni postar.
A. C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›