Karabina: Vizita, mesazh per NATO-n
Zevendesministri i Mbrojtjes, Petrit Karabina, deklaroi dje se vizita e zyrtareve te larte ne Irak ishte nje mesazh se Shqiperia eshte e pergatitur ushtarakisht per te marr ftesen e anetaresimit per ne NATO. Ne nje konference per shtyp, numri dy i Mbrojtjes shqiptare theksoi se Presidenti Bamir Topi, ministri i Mbrojtjes, Mediu dhe shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, Luan Hoxha, e zhvilluan viziten surprize ne Irak dhe me rastin e festive te fundvitit.
"Eshte pozitive qe Kreu i Shtetit shkon ne Irak dhe viziton trupat shqiptare atje, natyrisht ne situaten e tanishme, kur kemi dy ngjarje madhore perpara, presim 20 prillin 2008 ne Bukuresht, qe te marrim ftesen, njekohesisht kemi dhe ngjarjet e fundvitit, festen e Krishtlindjeve dhe te Vitit te Ri", deklaroi Karabina. Sipas tij, vizita e Topit eshte nje mesazh per te gjithe shqiptaret qe ne momente te rendesishme te jene te gjithe bashke per te njejtin qellim. Po keshtu, zv/ministri i Mbrojtjes permendi edhe anen humane te kesaj vizite, duke qene se komandot ne Irak jane te ndare prej kohesh nga familjet e tyre ne Shqiperi. Ne fjalen e tij, Karabina e hoqi paralele mes vizites se Topit dhe krereve te tjere boterore, te cilet ne raste festash vizitojne ushtaret e tyre ne vendet e konfliktit.
"Ky eshte mesazh jo vetem shqiptar, por eshte mesazh mbareboteror qe njerezimi eshte per paqe dhe pikerisht kjo eshte arsyeja qe kryetaret e shteteve shkojne dhe vizitojne trupat e tyre", theksoi zv/ministri i Mbrojtjes ne fjalen e tij.
Udhetimi
Presidenti Topi eshte nisur pasditen e dy diteve me pare per te vizituar misionin paqeruajtes ne Irak. Fillimisht, Bamir Topi i shoqeruar nga ministri Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, Luan Hoxha, ka udhetuar drejt Frankfurtit, per te marre me pas avionin per ne Pakistan. Me pas 3 zyrtaret e larte te vendit kane udhetuar me nje carter te Forcave te Armatosura amerikane drejt Mosulit. Gjate qendrimit te tyre ne Irak, Topi, Mediu dhe Hoxha kane qene nen sigurine e forcave amerikane.
Moisiu dhe Berisha ne Irak
Kreret e larte te shtetit ne kohe te ndryshme nuk kane harruar te vizitojne komandot e Shqiperise ne Irak. Keshtu, ish-presidenti Alfred Moisiu ka zhvilluar nje takim me forcat tona ne Mosul, duke i pergezuar dhe inkurajuar per detyren. Nga ana tjeter Kryeministri Berisha, pak muaj pasi u zgjodh si Kryeminister i vendit, vizitoi Irakun per t'u takuar aty me komandot shqiptare. Me date 21 dhjetor te vitit 2005, Kryeministri Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe ish-shefi i Shtabit te Pergjithshem i FA-se, Pellumb Qazimi, zhvilluan nje vizite ne Irak. Gjate kesaj vizite, ata u takuan me 120 trupat komando shqiptare te Kontingjentit te Gjashte Paqeruajtes ne qytetin e Mosulit per t'ju uruar festat e fundvitit.