E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: PD LSI koalicioni më i mirë për shqiptarët

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një letër urimi kreut të qeverisë shqiptare Sali Berisha për fitoren në zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas Thaçit kurorëzimi me sukses i Zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 ishte fitore e demokracisë shqiptare dhe tregues i kulturës së lartë institucionale që po dëshmon shoqëria shqiptare në përgjithësi.
Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj, kanë ndjekur me vëmendje të gjitha fazat e fushatës elektorale dhe kanë mbetur të kënaqur me nivelin e organizimit, debatin dhe përformancën e shpalosur nga të gjitha subjektet garuese.
“Kemi besim të plotë që ju do të drejtoni një qeveri të koalicionit në të mirë të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, duke ruajtur unitetin kombëtar dhe stabilitetin e përgjithshëm drejt sukseseve dhe perspektivës euroatlantike të Shqipërisë”, thuhet ndër të tjera në telegramin e kryeministrit Thaçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›