Prokuroria firmos 6 urdhër-arreste: Policia të arrestojë gardistët
TIRANË – Pas më shumë se 14 orësh nga përplasja që ndodhi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku gjetën vdekjen 3 persona dhe u plagosën disa dhjetëra të tjerë, organi i akuzës ka lëshuar gjashtë urdhër-arreste për gardistët që qëlluan nga mjediset e brendshme të godinës së Këshillit të Ministrave.
Prokuroria njoftoi se aktet janë adresuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm te Policia e Shtetit, së cilës i kërkon që të ekzekutojë urdhrat për ndalimin e efektivave të Gardës së Republikës. Provat e mbledhura në vendin e ngjarjes, por edhe nga pamjet filmike të transmetuara në media, sollën vendimin e rrufeshëm të organit qendror të akuzës. Mes personave që pritet të vihen nën hetim janë edhe drejtues të Gardës, me akuzën e "vrasjes në rrethana të cilësuara të më shumë se një personi, tejkalim kompetencash dhe shpërdorim të detyrës". Sipas Prokurorisë, Policia ende nuk i ka bërë arrestimet. Policia e Shtetit nuk ka dhënë asnjë informacion rreth ekzekutimit të urdhër-arresteve.
Pasi ndodhi ngjarja, më 21 janar, Prokuroria e Përgjithshme urdhëroi ngritjen e një grupi të madh hetimor, me ekspertë të organeve të akuzës dhe të Policisë Gjyqësore. Gjatë gjithë natës u punua për mbledhjen e provave në vendin e ngjarjes. Puna vazhdoi edhe mëngjesin e djeshëm, deri në orën 11:00, ku u hoqën edhe shiritat e rrethimit të zonës para Këshillit të Ministrave. Paralelisht, grupi hetimor ka administruar edhe dëshmitë e personave të lënduar, të cilët ishin në përkujdesje mjekësore në Spitalin Ushtarak. Ndërkohë, ekspertët kanë marrë për provë edhe pamjet filmike të transmetuara në media gjatë gjithë datës 21 janar. Dy video të transmetuara në TV Klan dhe News 24 janë të dhëna të detajuara për kushtet e vrasjes së njërit prej protestuesve.
Kryeministri Berisha pranoi se është qëlluar me armë nga mjediset e brendshme të Këshillit të Ministrave, por vijoi me qëndrimin se viktimat janë qëlluar nga radhët e demonstruesve. Ndërsa PS-ja kërkoi me urgjencë nga Prokuroria zbardhjen e ngjarjes, duke ripërsëritur apelin te presidenti Topi dhe kryeprokurorja Rama.
LISTA E TË ARRESTUARVE
Policia: Kapëm personin e armatosur,
tentoi të hyjë në godinën e qeverisë
Lista me emrat e 114 demonstruesve të ndaluar gjatë dy ditëve të fundit
Policia e Tiranës: Gjin Pjetër Ndreu tentoi të hyjë me armë në godinë
TIRANË – Policia e Shtetit bëri të ditur se ka arrestuar 114 persona që morën pjesë në demonstratën e zhvilluar dy ditë më parë, ku njëri prej tyre, konkretisht Gjin Pjetër Ndreu, u ndalua dje pasi ka tentuar të hyjë me armë në mjediset e Këshillit të Ministrave. Ditën e shtunë, strukturat e Policisë së qarkut të Tiranës kanë dalë disa herë para mediave, ku kanë bërë të ditur detajet e operacioneve për ndalimin e protestuesve që qëlluan ndaj forcave të rendit dhe godinës së Këshillit të Ministrave. Kryepolici i Tiranës, Saimir Muça, pohoi mbrëmë se shtetasi Gjin Pjetër Ndreu, lindur dhe banues në Shkodër, ka qenë i armatosur me armë zjarri dhe ka tentuar të hyjë në godinën e Këshillit të Ministrave. Prangosja e tij u bë pas analizës së pamjeve filmike. Edhe një tjetër person tjetër u arrestua dy ditë më parë, pasi iu gjet një krehër me fishekë. Në morinë e 114 të ndaluarve, vetëm 5 prej tyre janë raportuar me precedent penal (ndërsa PS-ja thotë se është vetëm një person i tillë, i dënuar për vjedhje të një aparati celular). Ndërsa katër të tjerë janë në moshë të mitur. Burimet policore sqaruan se njërit prej tyre, konkretisht shtetasit Lavdim Balla, pas kontrollit personal të ushtruar, i është gjetur një krehër me fishekë. Ndaj tij, përveç sa më sipër, rëndon edhe akuza për “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve. Ndërsa 112 demonstruesit e tjerë pritet të vihen përballë akuzave për veprat penale të “kundërshtimit me forcë të punonjësve të policisë” dhe “shkatërrim prone”.
Të arrestuarit
Dalin më në fund emrat e personave të arrestuar nga Policia për demonstratën e 21 janarit. Pjesa më e madhe e 114 të ndaluarve janë nga Tirana, por gjeografia e të ndaluarve është thuajse nga të gjitha rrethet. Zëdhënësja e Policisë së qarkut të Tiranës bëri të ditur se “për hetimin e të gjitha shkeljeve ligjore në këtë demonstratë, nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë është ngritur një grup i posaçëm prokurorësh, në përbërje të të cilit janë edhe ekspertë kriminalistë, ekspertë mjeko-ligjorë, oficerë të Krimeve të Rënda, me qëllim zbardhjen tërësisht të rrethanave të vrasjes së tre shtetasve pjesëmarrës në demonstratë dhe kryerjen apo delegimin e të gjithave veprimeve procedurale. Burimet policore sqarojnë se ndaj tyre pritet që të rëndojnë akuzat për konsumim të veprave penale të “kundërshtimit të punonjësve të policisë së rendit” si dhe “shkatërrim të pronës”. Mes të arrestuarve ka qenë edhe shtetasi Lavdim Balla, të cilit iu gjet edhe një krehër me fishekë. Në ndryshim nga të tjerët, Balla do të ketë edhe një akuzë shtesë për “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.
Arrestimet
Të gjitha këto arrestime janë bërë ditën e djeshme, pasi u ndaluan pasditen e së premtes, rreth orës 17:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas burimeve policore, grupe demonstruesish, në prani dhe me nxitjen e drejtuesve dhe organizatorëve të demonstratës, goditën me gurë e sende të tjera të forta punonjës të policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për të garantuar sigurinë publike. “Grupe demonstruesish tentuan të hyjnë me dhunë në ambientet e Këshillit të Ministrave duke përdorur bomba molotov, mjete të tjera zjarrvënëse dhe gurë”, - thotë zëdhënësja e Policisë së qarkut të Tiranës. Burimet policore thonë se “gjatë demonstratës, tre persona kanë gjetur vdekjen, ndërkohë që janë plagosur 42 punonjës policie, të cilët janë dërguar në Spitalin Ushtarak dhe në spitalin “Nënë Tereza” për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, si dhe 65 punonjës të tjerë policie që janë lënduar, kanë marrë trajtim mjekësor në terren.
Qeveria shpërblen policët dhe gardistët
TIRANË – Këshilli i Ministrave vendosi që të shpërblejë efektivat e policisë dhe të Gardës së Republikës për punën që kanë bërë ata gjatë protestës së dy ditëve më parë. Zëdhënësja e kryeministrit, znj. Erla Mëhilli, bëri të ditur propozimin e kryeministrit të vendit, zotit Sali Berisha. Sipas saj, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, të cilët morën pjesë në mbrojtje të institucioneve të vendit, me një pagë suplementare dhe punonjësit e plagosur të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës me 4 paga suplementare.
BILANCI
114 protestues të arrestuar
5 të arrestuar me vepra penale
3 shtetas të vdekur në protestë
42 policë të plagosur në operacion
LISTA E PERSONAVE TË ARRESTUAR
1. Lavdim Ismet Balla, 20 vjeç, i është gjetur një krehër me fishekë
2. Besmir Mero Gjini, 25 vjeç, banues në Shkozë Tiranë
3. Edmir Feta Koka, 28 vjeç, banues në Babrru Tiranë
4. Indrit Bedri Liko, 21 vjeç, banues në Elbasan
5. Rezart Abaz Zemini, 24 vjeç, banues në Laprakë Tiranë
6. Alfred Likrama, 21 vjeç, banues në Elbasan
7. K. F., 16 vjeç, banues në Tiranë
8. A. M., 17 vjeç, banues në Tiranë
9. S. R, 16 vjeç, banues në Tiranë
10. Fatbardh Bedri Hidri, 19 vjeç, banuese në Tiranë
11. Besnik Gjin Biba, 23 vjeç, banues në Tiranë
12. Erjon Arif Starova, 26 vjeç, banues në Elbasan
13. Blerim Fatmir Bedeli, 18 vjeç, banues në Elbasan
14. Fredi Ahmet Korra, 18 vjeç, banues në Elbasan
15. Sahim Mytarf Beja 36 vjeç, banues në Durrës
16. Marash Prel Marashi, 25 vjeç, banues në Laç
17. Franç Rudolf Alimi, 19 vjeç, banues në Tiranë
18. Jetmir Lutfi Dani, 22 vjeç, banues në Lezhë
19. Brahim Agush Shimbliko, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar
20. Olsi Fatmir Peshtanaku, 25 vjeç, banues në Tiranë
21. Ledjon Agron Muharremi, 21 vjeç, banues në Përmet
22. Armando Hiqmet Qopani, 24 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar për Vjedhje
23. Eltis Nuredin Buzra, 18 vjeç, banues në Tiranë.
24. Markelian Xhelil Saliko, 20 vjeç, banues në Përmet.
25. Lindita Sherif Balavia, 34 vjeç, banuese në Tiranë
26. Fjordi Subi Skuka, 27 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë vjedhje
27. Krishtjan Tonin Kolgjokaj, 18 vjeç, banues në Tiranë
28. Bruno Besim Osmani, 21 vjeç, banues në Tiranë
29. Vullnet Halit Bullari, 28 vjeç, banues në Elbasan
30. Ardit Sadiku, 20 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar për “Kanosje me armë”
31. Indrit Kujtim Shahini, 24 vjeç, banues në Lezhë
32. Fiqiri Isuf Xibri, 53 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë
33. Gjergj Nikoll Gjinaj, 34 vjeç, banues në Tiranë
34. Valter Pajtim Beqiraj, 22 vjeç, banues në Mallakastër
35. Sejzi Mysterald Hoxha, 46 vjeç, banues në Tiranë
36. Erald naim Bruçi, 20 vjeç, banues në Tiranë
37. Erdi Isuf Hoxha , 18 vjeç, banues në Tiranë
38. Julian Skënder Sulaj, 23 vjeç, banues në Tiranë
39. Ermal Mark Gjoni, 22 vjeç, banues në Tiranë
40. Shyqyri Xhemal Koçi, 21 vjeç, banues në Tiranë
41. Eldison Bashkim Merkaj, 18 vjeç, banuese në Fier
42. Gëzim Halit Mezha, 45 vjeç, banues në Durrës
43. Albion Bilbil Brahimllari, 26 vjeç, banues në Korçë
44. Elgisart Fatmir Bedeli, 18 vjeç, banues në Elbasan
45. Marsel Shaban mema, 30 vjeç, banues në Korçë
46. Mehmet Fatmir Bytyçi, 18 vjeç, banues në Has
47. Merind Skënder Dulollari, 23 vjeç, banues në Tiranë
48. Liri Gjergj Gaxulli, 33 vjeç, banues në Tiranë
49. Mihallaq Ilia Shkurti, 21 vjeç, banues në Vlorë
50. Arben Kol Medha, 36 vjeç, banues në Tiranë
51. Viktor Bajram Malasi, 41 vjeç, banues në Fier
52. Dervish Muharrem Dervishi, 44 vjeç, banues në Tiranë
53. Erjon Siri Meça, 31 vjeç, banues në Tiranë
54. Meriman Ethem Lamollari, 26 vjeç, banues në Tiranë
55. Ilirjan Ristan Ndreçka, 31 vjeç, banues në Elbasan
56. Eduart Turabi Dema, 36 vjeç, banuese në Tiranë
57. Brono Hasan Arapi, 26 vjeç, banues në Durrës
58. Klajdi Vladimir Qirko, 22 vjeç, banues në Tiranë
59. Arben Bajram Nuzi, 23 vjeç, banues në Tiranë
60. Ilirjan Zydi Çërriku, 22 vjeç, banues në Elbasan
61. Behar Nazmi Elhasa 18 vjeç, banues në Tiranë
62. R.K, 16 vjeç, banues në Tiranë
63. Gentian Qazim Leka, 21 vjeç, banues në Tiranë
64. Diamant Fatmir Shehu, 21 vjeç, banues në Elbasan
65. Fatjon Tahir Sadushi, 24 vjeç, banues në Elbasan
66. Arif Ferat Azuni, 22 vjeç, banues në Durrës
67. Tomorr Zyber Barmeta, 38 vjeç, banues në Tiranë
68. Behar Ismet Gega, 27 vjeç, banues në Tiranë
69. Ded Gjon Bushpreni, 26 vjeç, banues në Tiranë
70. Azem Isen Ukaj, 24 vjeç, banues në Tiranë
71. Azem Rasim Dani, 42 vjeç, banues në Tiranë
72. Xhuljan Simon Topalli, 18 vjeç, banues në Tiranë
73. L.D, 16 vjeç, banues në Tiranë
74. Florjan Flamur Meta, 18 vejç, banues në Tiranë
75. Skënder Nuri Ismaili, 20 vjeç, banues në Tiranë
76. Hysni Mehmet Kurti, 21 vjeç, banues në Burrel
77. Erjon Agim Gjyla, 22 vjeç, banues në Tiranë
78. Berti Përparim Mema, 20 vjeç, banues në Korçë
79. Xhuljan Tom Qypi, 38 vjeç, banues në Fush Krujë
80. Skënder Qatip Lahi, 42 vjeç, banues në Tiranë
81. Elvis Islam Partalli, 21 vjeç, banues në Tiranë
82. Arben Petrit Kaçorri, 38 vjeç, banues në Tepelenë
83. Gentian Bashkim Luga, 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje
84. Fatjon Abdulla Hoxha, 25 vjeç, banues në Tiranë
85. Jetmir Refik Katreli, 22 vjeç, banues në Librazhd
86. Alban Nazmi Elhasa, 22 vjeç, banues në Tiranë
87. Bardhi Enver Allaraj, 26 vjeç, banues në Tiranë
88. Erjon Kapllan Dedja, 24 vjeç, banues në Librazhd
89. Ali Abaz Kordha, 56 vjeç, banues në Tiranë
90. Flamur Kol Meta, 31 vjeç, banues në Tiranë
91. Elton Vaid Pilinçi, 21 vjeç, banues në Tiranë
92. Erlando Skënder Nurka, 21 vjeç, banues në Korçë
93. Orgest Ramadan Qollaku, 28 vjeç, banues në Tiranë
94. Aldi Sandi Lleshi, 20 vjeç, banues në Tiranë
95. Romeo Avni Shahini, 20 vjeç, banues në Tiranë
96. Armand Prek Çarku, 21 vjeç, banues në Shkodër
97. Gjin Pjetër Ndreu, 34 vjeç, banues në Shkodër
98. Arban Pjetër Murçaj, 33 vjeç, banues në Shkodër
99. Taulant Riza Buri, 44 vjeç, banues në Shkodër
100. Paulin Ndreç Çubi , 25 vjeç, banues në Elbasan
101. Dorjan Skënder Zhari, 28 vjeç, banues në Librazhd
102. Gazmend Myzafer Selim, 25 vjeç, banues në Shkodër
103. Taulant Shefki Mema, 21 vjeç, banues në Librazhd
104.Pashk Fran Çuri, 47 vjeç, banuese në Lezhë
105. Ardit Rexhep Blloshmi, 25 vjeç, banues në Librazhd
106. Jak Pal Margjoni, 53 vjeç, banues në Lezhë
107. Igirs Vangji Vangjeli, 21 vjeç, banues në Librazhd
108. Agron Lutfi Ozuni, 39 vjeç, banues në Përrenjas
109. Fatbardh Rexhep Shata, 21 vjeç, banues në Librazhd
110. Medis Selman Dosti, 19 vjeç, banuese në Tiranë
111. Dritan Qazim Gjeçi, 46 vjeç, banues në Burrel
112. Marius Shefki Golemi, 21 vjeç, banues në Librazhd
113. Gëzim Rushit Koça, 39 vjeç, banues në Burrel
114. Gim Pjetër Ndreu, lindur dhe banues në Shkodër, u arrestua me armë
24 Janar 2011