Gripi i derrave në Kosovë, vdes pacientja 27 vjeçare e dyshuar me virusin H1N1
Pritet konfirmimi nga OBSH, në bazë të rezultateve përfundimtare të analizave. Virusi i afrohet më tepër Shqipërisë. Nëse konfirmohet do të jetë rasti i parë në Ballkan
Emanuela Sako
Kosovë - Vdes pacientja 27 vjeçare e dyshuar si mbartëse e virusit të gripit të derrit në spitalin e Prishtinës. Autoritet shëndetësore të Kosovës janë vënë në alarm dhe janë vendosur në gjendje gatishmëria. Por problematike situata duket se do të jetë edhe në Shqipëri, ku këtë herë virusi mund të jetë shumë afër. Nëse rasti konfirmohet si i prekur me gripin e derrave, do të shënohej dhe rasti i parë në Ballkan. Vajza 27-vjeçare ka ndërruar jetë rreth orës 15:40 të ditës së djeshme, e cila u paraqit në spital në gjendje të rëndë dhe me simptomat e virusit. Naser Ramadani, Drejtor i IKSHP-së, konfirmoi se pacientja e dyshuar është pranuar mbrëmjen e dy ditëve më parë, në njësinë emergjente të QKUK-së, me probleme me zemër dhe mushkëri, të cilat sipas tij janë simptomat karakteristike të këtij gripi. Megjithatë, pritet të bëhen edhe analizat të tjera, sepse analizat e para të saj kanë rezultuar negative.
Situata
Zyrtarë të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik thanë se vajza 27-vjeçare nga Stublla e Vitisë, e cila është trajtuar në Qendrën Emergjente, me dyshimin se kishte probleme në mushkëri e zemër, kishte ardhur para një jave nga Zvicra. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka marrë të gjitha masat e sigurisë, kurse mjekët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë këshilluar të përdorin maskat. I gjithë personeli i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është mobilizuar për t’u përballur me rastet eventuale të dyshuara me gripin e derrave. Rasti në Kosovë shton rrezikun e përhapjes se virusit H1N1 edhe në vendin tonë për shkak të hyrje-daljeve të shumta mes dy vendeve. Pas Italisë ku janë shfaqur tre raste, Kosova është vendi më i afërt ku evidentohet ky virus vdekjeprurës. Edhe pse ka zëra se virusi është sezonal dhe po reduktohet tani për të rinisur sërish në vjeshtë, Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdon të ruajë nivelin e lartë të rrezikut që i kanoset botës.
Gripi
Virusi A, duket se po merr përhapje të gjerë në botë dhe veçanërisht në europë, ku deri më tani ka marrë jetën e së paku 30 personave në mbarë botën. Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se numri i përgjithshëm i të sëmurëve në Botë nga virusi H1N1 apo siç quhet ndryshe gripi i derrave, ka shkuar në 1490. OBSH-ja bëri ët ditur dje se 30 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje, dhe se të gjitha rastet, përveç njërit, janë regjistruar në Meksikë. Përfaqësuesi i OBSH-së, Keiji Fukuda theksoi se shumica e rasteve të reja të të infektuarve janë nga Meksika.
Masat që janë marrë për parandalimin e virusit
Ministria e Shëndetësisë në bazë të ligjit për sëmundjet infektive, rekomandon që në zbatim të Rregullores Ndërkombëtare, çdo inspektor sanitar apo punonjës shëndetësor në kufi duhet të jetë i pranishëm afër pikës së kontrollit gjatë çdo mbërritjeje të udhëtarëve dhe te vlerësojë gjendjen e udhëtarit të referuar nga policia e kufirit. Inspektorët duhet të udhëzojnë që personat që vijnë nga vendet e prekura në rast se kanë shenja repsiratore të mos dalin nga shtëpia por të kontaktojnë menjëherë mjekun përkatës. Ndërkohë që drejtoritë e shëndetit publik të marrin masa dhe të sigurojnë inspektimin sanitar në kufi. Specialistët e shëndetësisë në pikat kufitare duhet të sigurojnë mjetet e mbrojtjes personale si maska, doreza, dezinfektantë etj.
Autoritet shëndetësore kanë bërë të ditur se vaksina Tamiflu, kundër gripit të derrit ndodhet në QSUT, e mbetur stok. Ndërsa në farmaci nuk gjendet për shkak se nuk ka pasur kërkesa nga ana e qytetarëve. Në rast se do të ketë ndonjë emergjencë në ditët e ardhshme, vaksina do të shpërndahet në farmacitë e vendit. Specialistët theksojnë se vaksina ka efekt nëse përdoret Brenda 24 orëve nga momenti që dyshohet se një person është i prekur nga virusi. Ndërkohë që është vendosur një fond emergjence prej 10 milionë lekësh, në dispozicion të situatës kjo shumë do të rritet. Aktualisht janë përgatitur me materialet e domosdoshme të gjitha poliklinikat dhe spitalet që do të presin vizitat apo shtrimet e para, nëse do të ketë raste të virusit.
7 Maj 2009