Prokuroria, në tre vitet e fundit është rritur besimi në mënyrë të ndjeshme
Kryeprokurorja Ina Rama vlerëson nivelin në rritje të besimit në organin e akuzës. Megjithatë, ngelet shumë për t’u bërë që organi i akuzës të rigjejë vlerat e duhura
Tiranë - Kryeprokurorja Ina Rama ka theksuar dje se krijimin i Njësisë Task-Forcë dhe riorganizimi i punës në Prokurori ka krijuar një besim të madh në këtë institucion, kryesisht në tre vitet e fundit. Sipas saj, krijimi i Njësisë së Përbashkët Hetimore para rreth dy vitesh erdhi si rezultat i vlerësimit të drejtë të situatës së kriminalitetit në vend dhe veçanërisht i situatës shqetësuese të zhvillimit të krimit ekonomik dhe korrupsionit në vendin tonë. Raportet vlerësuese të organizmave të ndryshëm ndërkombëtarë që monitoronin situatën në Shqipëri, raportet e organizatave të ndryshme joqeveritare që matnin perceptimin e publikut mbi korrupsionin në vend, mediat e ndryshme, paraqitnin një situatë shqetësuese mbi zhvillimin e krimit ekonomik në përgjithësi dhe të korrupsionit në veçanti në Shqipëri. Më 22 maj 2007, prokurori i Përgjithshëm, ministri i Brendshëm, ministri i Financave dhe drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit, i cili parashikonte krijimin e Njësisë së Përbashkët Hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ky memorandum parashikoi strukturën, përbërjen, kompetencën territoriale dhe atë lëndore të Njësisë si dhe detyrimet dhe të drejtat për secilin prej institucioneve nënshkruese të tij.
Statistikat
Sipas kryeprokurores Ina Rama, viti 2008 ka qenë vit pune me ngarkesë të plotë për Njësinë, prandaj dhe po paraqes disa tregues të përgjithshëm pune të arritura këtë vit. “Njësia ka pasur në hetim gjithsej 335 procedime penale me 280 persona të pandehur, nga të cilët 124 të arrestuar. Janë përfunduar 134 procedime penale me 187 të pandehur, nga të cilët 68 të arrestuar. Rezulton se janë dërguar për gjykim 63 për qind e procedimeve penale të përfunduara dhe 92 për qind e personave të marrë si të pandehur gjatë hetimeve paraprake”, - ka deklaruar kryeprokurorja.
Task-Forca
Gjatë vitit 2008 ka përfunduar gjykimi për 85 procedime penale me 115 persona të pandehur. Kërkesat e prokurorëve në përgjithësi janë gjetur të drejta nga gjykata si përsa i takon kualifikimit ligjor, ashtu dhe masave të dënimit të kërkuara. Objekt hetimi dhe gjykimi i Njësisë kanë qenë funksionarë të ndryshëm të administratës shtetërore, duke përfshirë zyrtarë të zgjedhur lokalë, punonjës të administratës të niveleve nga më i ulëti (specialist), deri tek më i larti, (sekretar të Përgjithshëm në ministri), funksionarë të lartë politikë (zëvendësministra), punonjës të sektorit të shëndetësisë, arsimit etj. Rezultatet pozitive të arritura nga Njësia kanë ndikuar në rritjen e besimit të publikut te puna që mund të bëjnë organet e zbatimit të ligjit në luftë kundër fenomenit negativ të korrupsionit dhe krimit ekonomik. Kjo gjë është bërë evidente me rritjen në vazhdimësi të numrit të rasteve të informimit nga njerëz të thjeshtë për korrupsion apo abuzimit me detyrën nga punonjës të administratës shtetërore. Njësia e filloi aktivitetin në fund të muajit shtator 2007, fillimisht me numër të reduktuar prokurorësh dhe oficerësh të Policisë Gjyqësore. Gradualisht u plotësua organika me numrin e prokurorëve dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore të parashikuar në Memorandum dhe nga fillimi i vitit 2008 mund të themi se Njësia filloi punë intensivisht dhe me ngarkesë që sa vinte e rritej.
7 Maj 2009