Studimet pasuniversitare, Japonia ofron një bursë në fushën e kërkimit
Qeveria Japoneze ofron një bursë për studime pasuniversitare kërkimore për në universitetet e Japonisë, për vitet akademike 2010-2012, duke përcaktuar fushat e studimit sipas specialiteteve përkatëse. Konkretisht këto fusha janë: Në shkencat shoqërore dhe humanitare: Letërsi, Histori, Estetikë, Drejtësi, Shkenca politike, Ekonomik, Tregti, Pedagogji, Psikologji, Sociologji, Muzikë, Artet e bukura; Në shkencat natyrore: Shkenca të pastra ekzakte, Inxhinieri, Bujqësi, Peshkim, Mjekësi, Stomatologji, Ekonomik etj. Sfera e studimit për të cilën do të aplikohet duhet të jetë e njëjtë ose e lidhur me degën për të cilën aplikanti ka mbaruar studimet. Aplikantët duhet të jenë nën moshën 35 vjeç dhe të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Kandidatët që janë të interesuar për këtë bursë të paraqiten pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Arsimit për një informim më të hollësishëm dhe për të tërhequr formularët, ose mund t’i referohen edhe faqes së internetit: www.studyjapan.go.jp/en/toj/toj0307e.htlm#3.
Afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë është data 20 maj 2009.
7 Maj 2009