E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhen pensionet, me celes kasaforte

POLICAN- Filiali i "Alba Postes" ne qytetin e Policanit, ka rene preh e vjedhjes nga persona ende te paidentifikuar prej policise. Ngjarja ka ndodhur duke u zbardhur dita e djeshme, ndersa bastisja u konstatua nga punonjesit e filialit. Plote 1.5 milione leke jane zhdukur nga arka, ndersa autoret kane care murin e nje lokali, per te depertuar deri ne brendesi te zyrave. Shuma e lekeve ishte destinuar per pensionistet e qytetit te Policanit, te cilet duhet te presin edhe per disa dite, derisa deficiti te rikuperohet. Policia shoqeroi pergjegjesin e Postes, Njazi Braho, pasi ekspertet gjeten celesin e kasafortes nepermjet te cilit, autoret kryen lehtesisht vjedhjen, ndersa ndarja e lekeve nuk eshte bere menjehere, duke e shtyre per nje dite. Burime zyrtare thane se dyshohet qe ngjarja eshte e organizuar qellimisht, dhe kane kryer disa shoqerime deri ne zbardhjen e plote te saj.

Informacioni i pare per vjedhjen ka mberritur fillimisht ne Posten e Policise se kesaj qyteze dhe me pas, ne Drejtorine e Beratit. Burime zyrtare bene me dije se menjehere pas marrjes se njoftimit, ekspertet e policise kane udhetuar drejt qytetit te Policanit per te kryer hetimet. Nga verifikimet e para eshte mesuar se bastisja e Postes, qe ndodhet ne qender te qytetit eshte realizuar nepermjet thyerjes, pak pas mesnate. Autoret duke hapur me pare porten e nje kafeneje qe ndodhet prane filialit, kane arritur te depertojne ne ambientet e postes duke demtuar murin e perbashket. Me ane te hapjes se nje vrime ne mur, personat kane arritur te futen ne ambientet e brendshme dhe te hapin kasaforten ku ndodheshin parate e pensionisteve, qe do te shperndaheshin gjate dites se djeshme. Nga verifikimet e para eshte mesuar se shuma e lekeve te vjedhura ne filialin e Postes kap vleren e 1.5 milione lekeve dhe ishte terhequr gjate dites se hene nga punonjesit e Postes, per t'ju shperndare pensionisteve.

Drejtori i Policise se Qarkut te Beratit, Bernard Caushaj, i asistuar ne hetimet ne vendngjarje, deklaroi se eshte shoqeruar ne komisariat Nazmi Braho, pergjegjesi i Postes, qe eshte marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen. Nga hetimet e para eshte mesuar se kasaforta ku ndodhej shuma e lekeve, eshte hapur me ane te celesit qe ndodhej ne te. Sipas pergjegjesit Braho, kjo ka qene thjeshte nje rastesi, pasi celesi ishte harruar ne kasaforte. Por, sipas policise, vec shkeljes qe eshte hasur ne lenien e celesave, tjeter shkelje eshte dhe mbajtja e shumes se lekeve ne ambientet e Postes, ne nje kohe qe ato mund te terhiqen dhe shperndahen brenda dites. Po sipas burimeve te policise, per kete ngjarje jane shoqeruar ne organin blu dhe disa te dyshuar te tjere, por ende nuk ka emra konkrete.

Kryebashkiaku Zotkaj: Mungojne patrullat e policise

Dhe ndersa shperndarja e lekeve per pensionistet e qytetit eshte shtyre, kryetari i bashkise se Policanit, Adriatik Zotkaj, eshte shprehur se kjo vjedhje ishte paralajmeruar. Sipas tij ne qytet mungon prezenca e patrulles se policise dhe kjo, eshte bere shkak i vjedhjes se Postes. Zotkaj ka pohuar se kohet e fundit ne kete qytet, vjedhjet jane shtuar se tepermi, pasi ne qytet ka vetem Poste Policie dhe mungojne patrullat e uniformave blu.

Precedenti

Me 12 mars, kater persona tashme te arrestuar, kane organizuar grabitjen me arme te 5 milione lekeve te pensionisteve te Lezhes, qe shperndahej nga punonjesit e Postes ne kete rreth. Nen kercenimin e armeve, te dyshuarit kryen grabitjen dhe u arratisen.

E. Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›