E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ rrëzon kërkesën e PS-së për Shkodrën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë kërkesën e Partisë Socialiste për rinumërim dhe rivlerësim të gjitha votave të qarkut të Shkodrës ndërsa ka vendosur që të pranojë kërkesën e Partisë Demokratike për të numëruar votat e qëndrave 02.11 dhe 0342. Pas një mbledhje e cila zgjati më shumë se katër orë, KQZ hodhi poshtë pretendimin e socialistëve për rinumërim dhe rivlerësim të votave në qarkun e Shkodrës. Kërkesa është kundërshtuar ashpër nga dy anëtarët socialistë, Dëshira Subashi dhe Artan Laze të cilët ishin edhe pretendues. Ndërkohë i pranishën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka qenë edhe kryetari i PDK-së, Nard Ndoka i cili duke iu referuar zonjës Jozefina Topalli tha se merimanga e zezë ka bërë maskaradën në Shkodër duke vjedhur votat demokristiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›