Gripi i derrit, 9 raste të reja
Instituti i Shëndetit Publik konfirmon plot nëntë raste të reja të prekurish me gripin e derrit AH1N1. Analizat specifike janë kryer në Shqipëri në laboratorin e virologjisë. Bashkë me rastet e reja, numri i shqiptarëve të prekur nga gripi i derrit shkon në 44 persona. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila është shprehur dje zyrtarisht lidhur me ecurinë e përhapjes së virusit në vendin tonë. Sipas specialistëve të shëndetësisë, ashtu siç ishte parashikuar, vjeshta do të sillte edhe shtim të rasteve dhe përhapje të gjerë të AH1N1. Ajo që aktualisht po përpiqet të mbahet nën kontroll është kombinimi i virusit të derrit me virozat e stinës, në rast se gjatë kësaj kohe infeksioni mund të pësojë mutacion.
Situata
Komiteti i Ekspertëve pranë Ministrisë së Shëndetësisë është mbledhur dje për të analizuar situatën lidhur me përhapjen e gripit të derrit dhe marrjen e masave në vazhdimësi.
"Pas një periudhe qetësie, gjatë muajve shtator-tetor, virusi AH1N1 po rifillon të qarkullojë përsëri në radhët e qytetarëve. Gjatë kësaj jave janë identifikuar 9 raste të reja me AH1N1", sqaroi zyrtarisht Ministria e Shëndetësisë.
Të gjitha rastet e evidentuara janë prekur nga forma e lehtë e virozës dhe janë trajtuar kryesisht në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza". Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në këtë kohë janë identifikuar raste me grip të zakonshëm, çka dëshmon se në popullatë po qarkullon edhe virusi i gripit sezonal. Para dy ditësh ka mbërritur në ISHP një sasi e re preparati antiviral Tamiflu, me rreth 10 mijë doza. Ato do të tërhiqen nga spitalet rajonale pranë shëndetit publik.
Vaksinimi
Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë është duke përfunduar procedurat e prokurimit të vaksinës specifike të gripit të derrit AH1N1. Sipas autoriteteve shëndetësore, brenda një kohe të shkurtër në Shqipëri do të fillojë vaksinimi për mbrojtjen nga virusi AH1N1 për disa nga kategoritë e popullatës.
Përveç punës për ndërgjegjësimin e të gjithë popullatës lidhur me masat e nevojshme higjienike që duhet të ketë çdo qytetar, shumë shpejt do të nisë edhe një fushatë informuese për nxënësit e shkollave. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është tepër e rëndësishme konfirmimi i rasteve dhe monitorimi i situatës, por në këtë kohë ajo çka duhet të shihet me prioritet nga shëndetësia shqiptare është monitorimi i situatës për sa i takon kombinimit të viruseve që qarkullojnë aktualisht në vendin tonë. Po ashtu, vaksina e gripit të zakonshëm ndihmon në mbrojtjen e organizmit.