Nje nate, ku ndjehesh mbretereshe
Modelet kane nisur te zhurmojne ambientet e Hotel "Sheraton"-it. Kane orarin e provave, per te bere edhe nje kalim te shpejte mbi pasarela. Duken te qeshura, a thua se po pergatiten per diten e dasmes se tyre. Jane mberthyer ne kete ndjesi prej ditesh, qe kur nisen te provojne per here te pare fustanet e nuserise, qe u shkonin me teper per shtat. Edhe pse perzgjedhja dhe prova e fustaneve te nuserise, u eshte kthyer tashme ne nje ritual qe u ndodh cdo fillim vere, duket se ate cast e perjetojne pothuajse njesoj; sikur po martohen. Vajzat qe e kane per here te pare, jane edhe me te magjepsura sigurisht.
Nuk ka se si t'u ndodhe ndryshe kur, qofte per te paren a per te disaten here, behen pjese e nje sfilate kaq gjigande ku fustanet e nuserise nuk kane te sosur, ku ngjyrat, modelet, guret, fjongot, dantellat, te marrosin me bukurite e tyre.
Gara e modeleve per te qene pjese e sfilates se pervitshme te "Geraldina Sposa"-s duket se eshte bere e forte. Jo vetem pse duan te kene shansin te veshin nje prej fustaneve te koleksionit te ri, te firmave te njohura spanjolle e italiane (qe "Geraldina" sjell ne Shqiperi) por edhe per te fituar keshtu shansin e te qenit protagoniste te asaj qe konsiderohet tashme, si nje nga evenimentet me te rendesishme te Modes ne Tirane, ku jane bere gjithnje e me te pranishme dhe femrat VIP, nga bota e televizionit dhe ekranit, si Jonida Maliqi qe dy vjet me pare ishte nusja e nderit ne sfilate, apo Valbona Selimllari nje vit me pas. Nje seri kengetaresh e prezantuesesh si Orinda Huta, Sonila Meco, Inida Gjata (ose Zhaku, sic e njohin te gjithe) etj., jane renditur mbi pasarela krah modeleve tashme te njohura si Linda Poda, Anada Nikollari, Irsa Demneri, Matilda Mecini, Orinda Huta, Xhesika Berberi etj, qe do te jene edhe kete here pjese e sfilates.
Sot ne mbremje...
Ne Hotel "Sheraton", do te prezantohen mbi pasarela, nen efektin e dritave verbuese e tingujve te perzgjedhur enkas per nje nate te tille magjike, rreth 70 fustane te reja nusesh. Jo vetem te bardhe, por ne gjithe ngjyrat qe s'mund t'i merrni dot me mend. Sepse tashme "Geraldina" e ka treguar se edhe fustanet e nuserise mund te jene tendence. Si fillim ato mund te rrezojne mitin e se bardhes; sepse fustani fare mire mund te jete krem, ngjyre pana, okerr, bezhe... Ose edhe nje i kuq flake, apo nje kombinim mjaft ekstravagant me xhinsin. Pa folur pastaj per modelet. Pershembull fustani i dasmes, mund te mos jete fare fustan. Mund te jete fund me bust, apo mund te jete bust me pantallona... Mund te jete dhe minifund... I imagjinoni dot te gjitha ne nje pasarele te vetme? Per me teper te veshura nga vajzat me te njohura te sfilatave dhe ekraneve. Nese po, atehere keni imazhin e plote te sfilates se "Geraldina Sposa"-s, te zhvilluar si cdo fillimvere ne "Sheraton".