E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërrimi i transformatorëve, OSSH ndërpret energjinë në disa zona të Tiranës

Operatori i Sistemit Shpërndarës, prej fillimit të kësaj jave, ka filluar ndërprerjen e energjisë elektrike. Zyrtarët e OSSH, bëjnë të ditur se ndërprerja vjen për shkak të ndërrimit të transformatorëve. Sipas tyre amortizimi i rrjetit të shpërndarjes ka sjellë mosfunksionimin e mirë të disa prej transformatorëve. Gjatë ditës së djeshme energjia elektrike ka munguar në lagjen Komuna e Parisit si dhe në lagjen Selitë. OSSH bën të ditur për banorët e kryeqytetit se do të

kenë ndërprerje të energjisë elektrike, deri në fund të kësaj jave. Ndërsa kana filluar dhe gjobat e para për këtë vit për të gjithë taksapaguesit e parregullt të energjisë elektrike. Gjithashtu nga 1 janari i këtij viti kanë filluar dhe tarifat e reja të energjisë elektrike, e cila u rrit me 13 për qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›