Gripi i derrit, dy raste të dyshuara në Shqipëri
Dy pacientë nga Shqipëria, pasi kanë kryer analizat në laboratorët në vend, presin një konfirmim nga Britania e Madhe dhe Rumania, nëse janë të prekur nga gripi i derrave apo jo.
Pacientët kanë probleme respiratore, dhembje të trupit, apo shqetësime gastrointestinale. Pas konfirmimit të strukturave shqiptare, pacientët dhe Instituti i Shëndetit Publik presin një tjetër përgjigje nga laboratorët jashtë vendit.
Ekzaminimet e detajuara, duke përfshirë edhe procesin e bashkëpunimit me laboratorë ndërkombëtarë të ekzaminimeve, vjen në zbatim të një urdhri të Ministrisë së Shëndetësisë, në kuadër të vigjilencës dhe gatishmërisë për prekjen e Shqipërisë nga gripi i derrit. "Çdo rast me simptomë respiratore, me temperaturë të lartë, që ka kohë që ka vështirësi frymëmarrjeje, dhembje të forta trupi, që mund të ketë edhe diarre, me simptoma gripale, janë raste rutinë, të zakonshme që dërgohen për ekzaminime", sqaroi drejtoresha e Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino. Sipas saj, ashtu si dhe dy rastet që priten për konfirmim, në analiza të detajuara, që janë dërguar dhe në laboratorët jashtë vendit, janë bërë edhe për 70 shqiptarë të tjerë me simptoma të njëjta. Të gjithë këta pacientë ekzaminohen në kohën kur specialistët e shëndetit publik e përfshijnë me termin "përkufizim i rastit".
Analizat
Analizat e para kryhen në laboratorët shqiptarë, përkatësisht pranë Institutit të Shëndetit Publik. Më pas ato kampionë që janë pjesë e "përkufizimit të rastit", kalojnë në sitën e laboratorëve të huaj. Deri tani, kanë qenë plot 70 raste të tilla. Sipas specialistëve të shëndetit publik, një pjesë e tyre janë qytetarë që kanë udhëtuar jashtë, kjo ka bërë që të rrisë më tepër shkallën e vigjilencës për të kaluar në analiza dhe konfirmime në disa burime, deri në dhënien e përfundimit nëse pacientët janë të infektuar nga gripi i derrave, AH1N1 apo jo.
Rasti i fundit i diskutuar në mbledhjet të grupit të vigjilencës, i cili është parë me "lupë", ishte një qytetar nga Fieri, i cili kishte ardhur nga Irlanda.
Grupi i punës
Një grup pune, i njohur ndryshe si "Task-Force" është ngritur enkas për të mbajtur situatën në kontroll, duke propozuar politika parandaluese, mbrojtëse dhe trajtuese hap pas hapi.
Struktura është ngritur nga Ministria e Shëndetësisë disa muaj më parë kur Organizata Botërore e Shëndetësisë shpërndau informacionin, duke vendosur piketat dhe rrugën nëpër të cilën duhet të ecnin politikat shëndetësore në rast të një pandemie. Punën e parë që bëri Ministria e Shëndetësisë, ishte ngritja e këtij grupi specialistësh, pajisja, si dhe shpërndarja e mjeteve mbrojtëse, në të gjitha strukturat shëndetësore në të gjithë vendin. Sakaq, ky grup ditë pas dite jep të dhëna dhe filtron të gjithë informacionin që duhet të marrë populli shqiptar nga kalimi i njërës fazë në tjetrën.
Instituti i Shëndetit Publik llogarit mesataret e të infektuarve nga gripi i derrit në muajin nëntor
Brenda një jave, 15 të prekur nga AH1N1
Në muajin nëntor, atëherë kur mendohet se do të zgjerohen edhe më tej vatrat e infeksionit të AH1N1, si në të gjithë botën ashtu edhe në rajonin tonë, brenda një jave do të ketë një numër të lartë të prekurish. Sipas llogaritjeve paraprake të Institutit Shqiptar të Shëndetit Publik, në shtatë ditë të javës, të paktën 15 persona do të jenë të prekur nga gripi i derrit.
Këto përllogaritje janë bërë duke kryer disa veprime të thjeshta matematikore, të cilat përfshijnë numrin e popullsisë për rastet aktuale të të prekurve në rajon e në mënyrë të veçantë në Greqi e Serbi. Specialistët mendojnë që brenda një jave të kemi 15 persona të prekur nga ky virus çka do të bëjë të domosdoshme që të kemi 15 vende të disponueshme në reanimacion.
Në këtë kuadër, me konfirmimin e 6 rasteve të reja të prekura nga AH1N1, numri i përgjithshëm i të prekurve nga gripi i derrit në Greqi shkon në 222, prej të cilëve 102 janë shëruar krejtësisht.
Duke parë këtë rritje të përditshme të numrit të të infektuarve nga virusi H1N1, ministri grek i Shëndetësisë deklaroi se tashmë vendi ka kaluar në fazën e pandemisë dhe kjo periudhë do të vazhdojë nga 12 deri në 15 muaj. Parashikimet e specialistëve grekë, të bazuara edhe në statistikat globale bëjnë të ditur se ndoshta një në tre vetë në Greqi do të kalojë gripin e derrave dhe nëse virusi ndryshon gjenetikisht dhe bëhet më veprues, atëherë kjo shifër mund të shkojë deri në 53 për qind të banorëve. Për sa u përket vaksinave, ministri grek deklaroi dy ditë më parë se doza e parë do të mund të tërhiqet në fillim të muajit tetorit dhe pjesa e dytë do të merret në shkurt të 2010-s. Në fillim do të vaksinohet personeli spitalor, më pas personat që punësohen në fermat e shpendëve. Menjëherë pas tyre në radhë do të jenë pacientët që vuajnë nga sëmundjet kronike, personat mbi 60 vjeç, fëmijët nga 1 deri në 18 vjeç.
Transporti ajror
Dezinfektimi i aeroplanëve,
proces rutinë
Masat për ruajtjen dhe parandalimin nga gripi i derrit nuk janë mjaftuar vetëm me informimin e popullatës, ngritjen e një grupi pune, apo me shpërndarjen e fletëpalosjeve.
Veç vendosjes së inspektorëve të higjienës në pikat kufitare për parandalimin e shfaqjes së virusit në vendin tonë tashmë është një proces rutinë edhe dezinfektimi i ambienteve të udhëtimit. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se Instituti i Shëndetit Publik ka shpërndarë materiale dezinfektuese, së bashku me rekomandimet përkatëse për pastrimin dhe higjienizimin e avionëve, mjeteve të transportit, të cilat qarkullojnë çdo ditë jashtë vendit. Janë dy kompanitë shqiptare që do të marrin asistencë nga Instituti i Shëndetit Publik, pasi kompanitë e tjera ajrore nuk janë shqiptare, kështu që për të gjitha materialet dhe masat, marrin materiale nga vendi i origjinës.
Tabelë
Agjentët mbrojtës për organizmin
Renditja e kategorive që
duhet të vaksinohen të parat
Personeli mjekësor
Punonjësit e porteve dhe aeroporteve
Qeveritarët
Personat që vuajnë nga sëmundje kronike
Gratë shtatzëna
Fëmijët nën 2 vjeç
Mosha e tretë
Personat që udhëtojnë shpesh
Qytetarët që punojnë me shumë njerëz
Personat me nivel të ulët imunitar
Vaksina, Shqipëria s‘ka porositur për AH1N1
Shqipëria nuk ka bërë asnjë porosi për vaksinën specifike për AH1N1, gripin e derrave. Stoku prej 5 mijë vaksinash që qëndron në "depot" e shëndetësisë janë të tipit Tamiflu.
Për të njëjtin tip vaksine, është bërë edhe një tjetër porosi për 50 mijë doza të reja. Vaksinat që do të futen si çdo vit tjetër në tregun farmaceutik, në mënyrë private, janë vaksina të thjeshta që qytetarët i marrin në farmaci çdo sezon, për të krijuar imunitet për virozat dhe gripin e dimrit. Për sa i takon vaksinës specifike, për të cilën shtete të ndryshme kanë bërë porosinë dhe presin të furnizohen menjëherë pas përfundimit të prodhimit, Shqipëria nuk ka asnjë të dhënë. Lajmi konfirmohet nga filiali i firmës farmaceutike, që bëri dhe shpikjen për gripin e derrave AH1N1. Sipas degës, në Shqipëri, këto vaksina mund të sillen privatisht, por sipas një bashkëpunimi me strukturat shtetërore.
Vaksina AH1N1
Sipas filialit shqiptar të firmës që po prodhon vaksinën për të gjithë botën, vaksinat e këtij tipi mund të sillen në Shqipëri vetëm në rast se ka një bashkëpunim me shtetin, ashtu siç është vepruar deri tani. Më pas kur të ketë një prodhim edhe më të madh ato mund të sillen privatisht. Një vaksinë që të dalë në prodhim nga momenti kur fillon të prodhohet do nga 4 deri në 6 muaj, në varësi të marrjes së aprovimeve rregullatorë për ta hedhur në treg. Vaksina po prodhohet për t‘u ardhur në ndihmë qeverive që të realizojnë planet e tyre për përgatitjen ndaj një pandemie të mundshme. Kjo do të thotë që vaksina fillimisht do të prodhohet për ato qeveri që porosisin vaksinën për ta pasur stok në rast të shpërthimit të një pandemie. Më pas mund të shihet mundësia për furnizimin e tregut privat. Aktualisht janë vendosur prioritete në mënyrë që farmaceutika të jetë partner me qeveritë në përballimin e ndonjë pandemie të mundshme, por edhe nisur nga kapacitet e kufizuara të prodhimit. Aktualisht, nuk ka një porosi nga qeveria shqiptare për këtë vaksinë. Virusi AH1N1 është i ndryshëm nga ai i gripit sezonal. Vaksina përbëhet nga 3 antigjene virusesh dhe për pasojë vaksina normale, sezonale Fluarix, nuk mund të japë mbrojtje të drejtpërdrejtë. Gjithsesi, në kontekstin e pandemisë, OBSH-ja gjithmonë ka rekomanduar vaksinimin nga gripi sezonal në mënyrë që të reduktohet impakti që mund të ketë një pandemi e mundshme.
Është i njohur fakti që nëse pjesa më e madhe e popullsisë do të jetë e vaksinuar nga gripi normal, kjo do të ulë efektet negative të një pandemie të mundshme.
Rekomandimet
Specialistë të shëndetësisë tashmë janë në gatishmëri duke e konsideruar të prekur Shqipërinë nga virusi AH1N1, madje nuk përjashtojnë edhe ndonjë rast të lehtë që mund të ketë kaluar.
Specialistët u bëjnë thirrje qytetarëve të ndërgjegjësohen dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë qoftë dhe të një sëmundjeje të rrugëve të frymëmarrjes, sidomos personat që janë të prirur të shfaqin simptoma më të rënda. Punonjësit e shëndetësisë kërkojnë sasi të konsiderueshme vaksinash për të parandaluar infektimin nga gripi i derrave. Sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë duhet të jenë rreth 25 për qind e popullsisë të vaksinuar. Për të imunizuar popullatën nga influenca AH1N1 nevojitet vaksina apostafat për virusin e derrave, por në mungesë të saj, punonjësit e shëndetësisë shqiptare, në veçanti infeksionistët, rekomandojnë marrjen e vaksinës Tamiflu, apo në pamundësi edhe të kësaj, imunizimin me vaksinën e thjeshtë të gripit.
Çmimi i vaksinës
së thjeshtë 1500 lekë
Instituti i Shëndetit Publik ka planifikuar që grupet e para që do të vaksinohen falas do të jenë personeli mjekësor, qeveritarët dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike, si diabeti, astma, gratë shtatzëna, fëmijët nën 2 vjeç. Kostoja e kësaj vaksine mendohet se është 1500 lekë. Periudha më e mirë për të marrë vaksinën është nga shtatori në muajin nëntor.
Për të përballuar një pandemi të mundshme duhet jo vetëm që spitalet duhet të jenë të pajisura me Tamiflu, por edhe me të gjitha masat mbrojtëse, si doreza, maska, respiratorë, si dhe dhoma të veçanta me oksigjen, që në disa rrethe mungojnë.
Ministria e Shëndetësisë qëndron në gatishmëri për rastet që do të priten në qendrat shëndetësore
Urdhri: Të ketë dhoma izolimi në çdo pavijon
Nuk do të jetë vetëm reanimacioni i Shërbimit të Infektivit ai që do të presë pacientë të prekur nga virusi i derrave, AH1N1.
Është bërë një listë shërbimesh të cilët do të trajtojnë dhe do të mbajnë në vëzhgim pacientët e prekur nga ky virus.
Këtu bëhet fjalë për të një bashkëpunim mes shërbimeve shëndetësore, jo vetëm në spitalin më të madh të Tiranës, por në të gjitha qendrat shëndetësore në rrethe. Dhomat e izolimit, reanimacionet që do të mbajnë të shtruar pacientët e prekur nga gripi, të cilat do të jenë të pajisura me të gjitha mjetet mbrojtëse, preparatet, sipas protokolleve standard të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Nga ana tjetër, ky rekomandim deri tani nuk është aplikuar, por specialistë të ndryshëm kanë deklaruar se kjo mund të sjellë edhe probleme. pasi shërbime të ndryshme do të kërkojnë të bëjnë punën e tyre duke, shtruar në pavijon personat që kanë nevojë specifike pranë këtyre strukturave dhe jo ata të prekur me gripin e derrave. Për më shumë, qendrat shëndetësore në të gjithë vendin, mjekë, specialistë të shëndetit publik, do të trajnohen javën e ardhshme dhe do të marrin të gjitha këshillat dhe rekomandimet e fundit të dhëna edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Referati i parë që do të mbajnë trajnuesit do të jetë për të gjithë mjekët, edhe ata të qendrave shëndetësore. Për të gjitha rastet e virozave që atyre do t‘u duken të çuditshme apo të rënda do të marrin mostra që më pas do t‘i dërgojnë për ekzaminime pranë Institutit të Shëndetit Publik.
Ashtu si 72 rastet e tjera, të cilët kanë kryer një seri analizash si në strukturat shëndetësore shqiptare ashtu edhe ato të huaja, edhe rastet e reja do të kalohen në filtër, në mënyrë për të mbajtur situatën nën kontroll, por dhe për të pasur një informacion më të gjerë në rast të kalimit nga një fazë, në fazën tjetër, atë të pandemisë...
Gripi i derrit, simptomat dhe pasojat
Gripi i derrave u shfaq për herë të parë në fund të muajit prill në Meksikë dhe është përhapur në shumë vende të botës. Ai është specifikuar si gripi AH1N1. Ky vendim është marrë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve (OIE).
Shenjat e para të këtij virusi janë temperaturë e lartë, probleme të rënda respiratore, ulje e sistemit imunitar, probleme me dhembjet e trupit. Simptoma të tjera janë shqetësimet gastro-intestinale, diarre. Në rast se nuk trajtohet në kohë ose nuk evidentohet në periudhën e duhur, ky virus nuk mjekohet. Për pasojë kjo mund të çojë deri në humbje të jetës.