E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Vatikani kundër shpenzimeve të Realit

Pas presidentit të UEFA-s, Mishel Platini, dhe legjendës së futbollit botëror, Pele, edhe Vatikani ka shprehur qëndrimin e tij rreth shpenzimeve "galaktike" të Realit të Madridit. Në momentin kur e gjithë bota po ndjen pasojat e situatën mjaft të vështirë ekonomike, Florentino Perez ka shpenzuar 216 milionë euro për të afruar vetëm katër futbollistë në "Santiago Bernabeu". Nëpërmjet faqeve të "Osservatore Romano", Selia e Shenjtë predikoi kundër blerjeve të tilla si ato të Kakasë, Kristiano Ronaldos, Albiol e Benzema. "Shifrat marramendëse të shpenzuara nga klubi spanjoll rrezikon t‘i japë një shtysë të madhe rritjes së çmimeve. Kjo do të shtonte rrezikun e falimentimit të shumë skuadrave. Në anën tjetër, nëse klubet do të jenë në vështirësi financiare, kjo do të shërbente si shtysë për organizatat kriminale, të cilat mund të investojnë të ardhurat e tyre ilegale pikërisht në sportin e futbollit. Këto shpenzime prishin tregun dhe çekuilibrojnë vlerat në fushë".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›