E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dunga: Diego e Melo do të sjellin suksese

Trajneri i përfaqësueses braziliane, Karlos Dunga, ka dhënë bekimin për zgjedhjet e Juventusit në merkato, ku u afruan dy lojtarët e "seleçaos", Diego Ribas da Kunja dhe Felipe Melon. Nga kolonat e "Tuttosport", ai deklaroi: "Bardhezinjtë kanë realizuar dy blerje të jashtëzakonshme". Melo cilësohet si një karakter i vështirë, por Dunga qetëson ambientin bardhezi: "Ka karakter, një dhunti që i nevojitet një futbollisti. Kualiteti i tij? Ka një vizion të shkëlqyer për lojën dhe do të mbështesë më së miri fantazinë e Diegos".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›