E Diel, 1 Nëntor 2026

Man. Siti tërhiqet nga gara për Eto‘o

Mançester Siti ka konfirmuar se tërhiqet nga gara për sulmuesin Samuel Eto‘o. Nëpërmjet një deklarate zyrtare, klubi anglez bëri të ditur se lojtari i Barcelonës nuk u intereson më. Arsyet u sqaruan nga administratori, Geri Kuk: "Nuk ka asnjë dyshim që Eto‘o është një lojtar i madh, por u krijua një situatë që e bën të pamundur vazhdimin e bisedimeve. Kemi objektiva të qartë në merkato dhe do vazhdojmë në rrugën tonë". Siti i kishte ofruar Barçës 25 milionë euro për kartonin, ndërsa kamerunasi pritej të bëhej lojtari më i paguar në botë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›