Ofensivë për Fabianon, biseda rreth Hernanes
Këto janë orët vendimtare për transferimin e mundshëm të Luis Fabianos te Milani. Sulmuesi brazilian mbetet objektivi kryesor i kuqezinjve, që gjithsesi nuk janë të gatshëm të paguajnë shifrën e pretenduar nga Sevilja. Gjithsesi, menaxheri i lojtarit, Fuentes, bëri të ditur se spanjollët mund ta ulin çmimin deri në 18 milionë euro. Ndërkohë, Ariedo Braida ka përfituar nga martesa e Patos në Brazil, për të rifilluar bisedimet me San Paolon për Hernanes. Mesfushori vlerësohet maksimalisht nga trajneri i ri, Leonardo, që dëshiron ta ketë në dispozicion.