Plagoset adoleshenti, zhduket arma e krimit
Durres- Plagoset prane Pallatit te Kultures Durres, nje 18-vjecar pas sherrit per motive te dobeta. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 19:00, kur Besart I., eshte derguar ne spital per mjekim pasi kishte ne trup nje plage plumbi. Policia arrestoi oret e para te mengjesit te djeshem si te dyshuar nje te mitur, 17-vjecarin me inicialet Z. M., banues ne Durres. Sipas hetimeve te kryera, mes te rinjve ka pasur perplasje e konflikte te meparshme dhe ngjarja ka ndodhur pas nje tjeter sherri te momentit per fyerje, ne lagjen nr. 11. Krimi eshte kryer me nje pistolete, kurse ekspertet sekuestruan nje gezhoje plumbi ne vendngjarje. I demtuari ndodhet jashte rrezikut per jeten dhe nen kujdesin e mjekeve ne spitalin e Durresit. Megjithese uniformat blu kane arrestuar te miturin e dyshuar, mesohet se ende nuk eshte gjetur arma e krimit, duke veshtiresuar hetimet e metejshme. Gjithsesi verifikimet e metejshme po i kryen Prokuroria e Durresit, nen akuzen e "vrasjes me dashje e mbetur ne tentative". Pritet dhe deshmia e te plagosurit per te zbardhur te plote skenen e ngjarjes.