E Diel, 1 Nëntor 2026

Theri gruan pas sherrit, kapet ne arrati 52-vjecari

Shkoder- Plagosi me thike gruan ne shtepine e prinderve te saj ne Shkoder, pas grindjes ne cift, arrestohet pas disa oresh. Uniformat blu te qytetit verior munden te ndalonin mbremjen e se premtes ne lagjen "Partizani" te dyshuarin Shemsi Kalaja, 52 vjec, aktualisht banues ne fshatin Yzberisht te Tiranes. Pasditen e kesaj dite, i dyshuari ka goditur me thike buke per motive te dobeta, bashkeshorten e tij L. Kalaja 35 vjece, banuese ne fshatin Golem te komunes Rrethina. E plagosura eshte derguar ne spital nga te afermit e saj ku ndodhet jashte rrezikut per jeten, kurse pas ngjarjes u shpall ne kerkim 52-vjecari i identifikuar nga prinderit e te demtuares. Grupi hetimor konstatoi se mes ciftit kishte mosmarreveshje dhe gruaja kishte vendosur te largohej ne banesen e prinderve. Kalaja ka udhetuar deri ne Golem per te detyruar 35-vjecaren te kthehej dhe duke hasur ne rezistencen e saj, e ka goditur disa here me thike. Duke kujtuar se e ka vrare, ai eshte arratisur nga vendngjarja derisa eshte kapur ne mbremje ne nje prej lagjeve te qytetit. I dyshuari eshte kapur nen akuzen e "plagosjes se lehte me dashje" .


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›