Gripi i derrit kërcënim i madh për vendet e varfra
Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan, paralajmëron se pandemia do ta verë në sprovë të vështirë çështjen e barazisë.
“Po ky virus që shkakton trazira në vendet e pasura, do të ketë me siguri efekte shkatërrimtare në vendet në zhvillim”, theksoi Chan.
“Ai vjen në një kohë kur pabarazitë brenda vendeve dhe mes tyre janë më të mëdha se kurrë në historinë e kohëve të fundit, në fushën e të ardhurave, të gjendjes shëndetësore dhe në nivelin e mjekimeve", tha ajo në një fjalim në selinë evropiane të OBSH-së në Kopenhagë.
Vendet e varfra nuk kanë institucione shëndetësore dhe personel mjekësor, kanë mungesa në stoqe ilaçesh kryesore dhe vuajnë nga mungesa e kapaciteteve diagnostikuese dhe e laboratorëve, ku madje një pjesë e madhe e popullsisë së planetit rezulton të mos ketë as ujë për të pirë.