Gjiri i Adenit, 65 emigrantë të mbytur
Agjencia e OKB-së për refugjatët konfirmon 60 vdekje, ndërkohë që 49 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. 11 prej viktimave mësohet se janë rrahur për vdekje dhe më pas janë hedhur në det nga trafikantët e qenieve njerëzore.
Drama afrikane vazhdon, ku qindra persona mbyten çdo vit në përpjekjet për të arritur Jemenin me varka të dobëta. Sipas UNHCR-së, trafikantët e klandestinëve po përdorin gjithmonë e më shumë motoskafe të mëdha, duke vënë në rrezik jetën e më shumë njerëzve.