E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ismail Kadare promovon librat në UET

Universiteti Europian i Tiranës organizoi sot në mjediset e tij promovimin e Veprës së Plotë të shkrimtarit Ismail Kadare, në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Onufri".
Në këtë eveniment të veçantë mori pjesë dhe vetë shkrimtari Ismail Kadare, i cili duke cilësuar të veçantë këtë rast, Kadare u shpreh se rrallë ka marrë pjesë në promovimet e librave të tij.
Kadare iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve për veprën e tij të fundit "Pengesa". Ai ka shpjeguar se kjo vepër u kushtohet vajzave shqiptare.
"Jam i prekur nga dhimbjet e vajzave shqiptare. Ato kanë përballuar një pjesë të brengës së vendit tim. Internimi ka qenë një moment i kësaj brenge të thellë. Libri "Pengesa" trajton pikërisht këtë çështje", tha Kadare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›