Tiranë, ekzekutohet me armë një 38-vjeçar

Një 38-vjeçar është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në një lagje të kryeqytetit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë "Kafes së Rremës" në Shish Tufinë, pranë shtëpisë së Nehat Kullës. Shtetasi Arben Visha është ekzekutuar me armë ndërsa ecte në rrugë. Nuk dihen ende shkaqet e vrasjes së Vishës por policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e vrasjes dhe autorët.
Mësohet se në vendin e ngjarjes ka shkuar dhe vetë Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj.
Mësohet se në vendin e ngjarjes ka shkuar dhe vetë Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj.