Gripi i derrit, shkollat nën kontroll
PRISHTINE-Në kohen kur periudha e dimrit po afrohet, kohë kur shpërthejnë viruset e shumta gripale, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka kërkuar të shtunën nga Ministria e Arsimit të urdhërojë shkollat që të raportojnë mungesat e nxënësve.
Një kërkesë e tillë drejtuar ministrit Enver Hoxhaj është nisur të shtunën nga Naser Ramadani, drejtor i IKSHP. Sipas zyrtarëve të këtij instituti, kjo bëhet me qëllim të përcjelljes së situatës epidemiologjike rreth gripit AH1N1 apo siç njihet ndryshe, gripi i derrave.
Në shkresën e drejtuar MASHT-it, përveç përcjelljes së mungesave në baza ditore të nxënësve, kërkohet që këto të dhëna të raportohen në baza ditore tek IKSHP.
Ky i fundit gjithashtu ka kërkuar që të gjitha institucionet shkollore të bëjnë dezinfektimin e shtuar të gjitha sipërfaqeve dhe nyjave sanitare në shkolla.
“Ky indikator për ekspertët e IKSHP-së është bazë solide për të prognozuar ecurinë e gripit pandemik A H1N1 dhe njëherazi bazë e sigurt shkencore për t’iu rekomanduar në ditët në vijim për nevojat eventuale të ndërprerjes së përkohshme të mësimit në shkolla”, thuhet në kumtesën e MSH-së.
Kërkesa e IKSHP bëhet dy ditë pasi në Kosovë janë raportuar tri raste të reja me virusin që tashmë ka marrë përmasa globale, AH1N1.
Rastet janë konstatuar nga një institut në Serbi, ndërsa të infektuarit janë nga tri lokalitete serbe në Kosovë dhe që të tre janë shtetas të Kosovës, nga minoriteti serb.
Një ditë pas lajmërimit të këtyre rasteve dhe pas dërgimit të 1 mijë tabletave Tamiflu në Shtëpinë e Shëndetit në qytezën e Gracanicës, ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, ka kërkuar që kjo çështje të mos politizohet, ndërsa ka thënë se nuk ka vend për panik te qytetarët.
Ndërkohë, ditëve të fundit është shtuar numri i të infektuarve nga virusi vdekjeprurës AH1N1 në vende të ndryshme të botës. Shumë nga këto vende kanë filluar me vaksinimin e popullsisë kundër këtij gripi, derisa në Kosovë dhe rajon ende premtohet për ardhjen e vaksinave.
Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se ministria përkatëse është në bisedime me disa kompani për blerjen e një kontingjenti prej 450 mijë deri në 500 mijë vaksina kundër këtij gripi. Mirëpo, sipas tij, ende nuk ka asgjë konkrete.
“Presim që në dhjetor të vijnë vaksinat e para dhe atë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si donacion. OBSH-ja do të ndajë barna për 16 vende që janë në zhvillim e në mesin e tyre pritet që të përfitojë edhe Kosova”, thotë Hoti.
Në Kosovë fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërkohë që mediat ndërkombëtare raportojnë për rreth 6 mijë të vdekur në mbarë botën nga gripi i derrit. Ndërkohë, më shumë se 450 mijë persona konsiderohen të infektuar.
(d.b/Express/BalkanWeb)