Gripi i derrit, vdes shtatzëna me binjakë
zirina llambroNjë tjetër grua shtatzënë humb jetën pas prekjes nga virusi i gripit të derrave. Shkon kështu në 9 numri i viktimave nga AH1N1. Pjesa më e madhe e tyre janë regjistruar këtë muaj. Njëzetepesë vjeçarja shtatzënë me binjakë ndërroijetë dje në Sanatoriumin e Tiranës. Ajo kishte 12 ditë që po trajtohej në reanimacion, për shkak të gjendjes së rënduar që kishte shfaqur. E reja nga Kukësi kishte shfaqur simptomat e gripit disa ditë përpara se të shtrohej në spital. Mjekët pohojnë se ajo nuk kishte sëmundje tjetër shoqëruese. Lajmin e konfirmoi dje zyrtarisht edhe Ministria e Shëndetësisë. Numri i personave zyrtarisht të infektuar, në vendin tonë kap shifrën e rreth 430 personave. Shumica dërrmuese e rasteve janë konfirmuar në Tiranë. Të dhënat nga ISHP bëjnë me dije, se janë marrë deri në datën 22 dhjetor 2500 mostra nga Tirana dhe rrethet. Numri më i madh personave të prekur i përket grupmoshës 15-24 vjeç. Ministria e Shëndetësisë saktëson se survejanca në të gjithë vendin është plotësuar me informacionin mbi shtrimet në të gjitha spitalet e vendit, si dhe është përforcuar për zbulimin dhe monitorimin e rasteve me sëmundje të rëndë respiratore. Ndërkohë, prej pak ditësh në Shqipëri ka nisur vaksinimi kundër gripit të derrit.Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që janë pjesë e këtyre kategorive të rriskuara dhe prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre, sepse vaksina nuk ka efekte të mëdha anësore.ViktimatVetëm këtë muaj gripi i derrit ka regjistruar 8 viktima. Një 55-vjeçare nga Tirana ndërroi jetë të premten, pasi u shtrua në urgjencën e spitalit Infektiv në gjendje mjaft të rëndë. Ajo vuante nga diabeti dhe hipertensioni. Ndërkohë, viktima e shtatë e raportuar në 23 dhjetor ishte një 25-vjeçar nga Korça. Mjekët sqaruan se ai kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese, çka ndikuan në agresivitetin e AH1N1. Ndërkohë, më 20 dhjetor një 51-vjeçare nga Kukësi nuk arriti t'i mbijetojë virusit, as pas trajtimit të specializuar në spitalin Infektiv. Nga sa bënë me dije mjekët, viktima vuante edhe nga sëmundjet e tuberkulozit dhe të zemrës. Përpara se gripi të përparonte, ajo kishte qëndruar e shtruar gati një muaj në spitalin e Kukësit. Viktima e pestë ishte një 18-vjeçare tetëmuajshe shtatzënë. Ajo humbi jetën më 15 dhjetor pa mundur t'i mbijetojë virusit. Ndërkohë më 12 dhjetor u regjistruan dy viktima të tjera. Një 30-vjeçar nga Vlora, i cili po trajtohej vdiq në reanimacionin e spitalit "Nënë Tereza". Ai ishte trajtuar vetë në shtëpi me antibiotikë dhe ishte paraqitur në gjendje shumë të rëndë. Në të njëjtën ditë u raportua edhe viktima e tretë. Bëhej fjalë për një 51-vjeçar nga Shkodra, i cili humbi jetën spitalin e këtij qyteti. As ky person nuk vuante nga sëmundje kronike. Sakaq, viktima e dytë ishte një grua 47-vjeçare, edhe kjo nga Shkodra, e cila ka qëndruar për pesë ditë e shtruar në sanatorium. Ajo vuante nga mushkëritë, hipertensioni dhe obeziteti. Po kështu, një muaj më parë, një burrë 54-vjeçar nga Sukthi i Durrësit ndërroi jetë në sanatorium. Mjekët sqarojnë se edhe ky pacient ka vuajtur nga sëmundje kronike të zemrës dhe të prostatës, çka rëndoi edhe më gjendjen e tij shëndetësore.InstitucionetNëntor Viktima e parë: Një 54-vjeçar nga SukthiI sëmurë kronikDhjetor 8 viktima:Viktima e dytë 10 dhjetorNjë 47-vjeçare nga Shkodra E sëmurë kronikeViktima e tretë 12 dhjetorNjë 51-vjeçar nga ShkodraJo i sëmurë kronikViktima e katërt 12 dhjetorNjë 30-vjeçar nga VloraJo i sëmurë kronikViktima e pestë 15 dhjetorNjë 18-vjeçare shtatzënëJo e sëmurë kronikeViktima e gjashtë 20 dhjetorNjë 51-vjeçare nga KukësiE sëmurë kronikeViktima e shtatë 23 dhjetorNjë 25-vjeçar nga KorçaI sëmurë kronikViktima e tetë 25 dhjetorNjë 55-vjeçare nga TiranaE sëmurë kronikeViktima e nëntë 27 dhjetorShtatzënë me binjakëJo e sëmurë kronike“Ruani higjienën personale”"Evitoni vendet publike të mbyllura,ruani higjienën personale dhe lani shpesh duart". Kjo është këshilla kryesore që japin epidemiologët për të evituar një prekje të mundshme nga gripi i derrave. Sipas tyre, nuk është i domosdoshëm përdorimi i solucioneve antibakteriale. "Përmes kontaktit me duar është një prej mënyrave më të shpeshta të transmetimit të çfarëdolloj forme virusi gripal. Sidomos kur shpenzohet kohë në vende publike me shumë njerëz apo përdoren mënyrat e transportit publik. Ndaj është domosdoshmëri larja e duarve, jo vetëm para vakteve ushqimore", thonë epidemiologët. Sipas tyre, duhet të shmangen mbi të gjitha kontaktet me personat e sëmurë. "Kjo pasi virusi mund të kalojë nëpërmjet ajrit apo pështymës. Ne si specialistë këto këshilla i japim për çdo lloj forme gripi apo sëmundjeje infektive që transmetohet në këtë mënyrë", sqarojnë epidemiologët Ata theksojnë se qytetarët nuk duhet të alarmohen, por nga ana tjetër duhet të bëjnë kujdes.