KQZ cakton nesër ditën e zgjedhjeve në Prizren e Lipjan
Sipas tyre, në takimin e nesërm të KQZ-së, pritet të qartësohet edhe çështja e rinumërimit të votave në Gjilan. Ndërkohë koalicioni LDK-AAK-LDD në Gjilan, pas takimi të tyre për zhvillimet e fundit të procesit zgjedhor, dolën në konferencë për gazetar në të cilin kryetari i degës së LDK-së në Gjilanit, Fatmir Rexhepi vlerësoi se me 13 dhjetor në këtë komunë iu është shkelur e drejta e qytetarit që sipas tij në ditën e zgjedhjeve i ka kontribuar demokracisë së vendit.I pari i LDK-së në Gjilanit, Fatmir Rexhepi, potencoi se në zgjedhjet lokale ka ndodhur një deformim i procesit zgjedhor në këtë komunë dhe shtoi se KQZ ka shkelur ligjin dhe vendimin e KZAP-it. Sipas tij vendimet e KQZ-së janë shumë të paarsyeshme dhe tërë këto, thekson ai, KQZ është duke i bërë pas ndërhyrjeve politike, që ka pasur brendapërbrenda KQZ-së. Rexhepi kërkoi që për hir të qytetarit të respektohet vendimi i KZAP-it dhe të përsëriten zgjedhjet në Gjilan.Të njëjtin mendim ndajnë edhe krerët e dy partive të këtij të koalicionit, Ahmet Isufi nga AAK dhe Jakup Bajrami nga LDD. Ata kërkojnë nga KQZ që të ketë nivel profesional, të respektoj ligjin sepse, sipas tyre, ata të cilët nuk respektojnë ligjin nuk kanë të drejt të marrin vendime.Kryetari i LDK-së në Gjilan, Fatmir Rexhepi adresoi një varg kritikash edhe ndaj Kryesisë Qendrore të LDK, duke thënë se më mirë që kryesia të merret më punët që i takojnë e jo me spekulime të ndryshme për aderim të anëtarëve të kësaj partie në parti të tjera. Koalicioni LDK-AAK-LDD në Gjilan, besojnë që KQZ do të merr vendimin e duhur, siç u shprehën, atë të përsëritjes së zgjedhjeve në këtë komunë. Ky koalicion është i bindur në fitoren e tyre. (rtk/start)