Piter Sauber: Çmimi i vendosur nga BMV-ja, shumë i lartë
Pas deklaratës së BMV-së se do të tërhiqet nga garat e Formula 1 në fund të kampionatit, në skuadrën BMV-Sauber ka filluar debati në distancë. Mario Teisen, përfaqësuesi i konstruktorit gjerman kishte deklaruar se tentoi ta shiste skuderinë, por nuk ia arriti qëllimit. I menjëhershëm reagimi i Piter Sauber: "Pas vendimit të bordit të BMV-së, tentova të blija skuadrën. Megjithatë, pretendimet ekonomike ishin shumë të larta", tha ai. Gjithsesi, Sauber nuk demoralizohet dhe shpreson se do ta shpëtojë makinën që debutoi në F.1 më 1993-in: "Jam i zhgënjyer, por duhet të gjejmë zgjidhje të tjera, pavarësisht faktit nëse skuadra do të vazhdojë të kontrollohet nga BMV".