E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi probleme me frymemarrjen

Virozat e stinës kanë rritur ndjeshëm numrin e pacientëve me probleme në rrugët e frymarrjes, ne spitalin "Shefqet Ndroqi" në Tiranë. Mjekët thonë se krahasuar me muajin e kaluar, numri i vizitave është rritur. Ndërkohe që disa prej pacientëve kanë shfaqur edhe komplikacione, duke vënë në rrezik edhe jetën e tyre.

"Rastet me pneumoni dhe bronkopneumoni janë më të rritura se në muajt e tjerë të vitit. Ka raste më të shumta të pacientëve kronikë, janë shtuar me rëndime, me infeksione dytësore si rezultat i këtyre virozave. Raste të rënda ka patur nga gripi sezonal. Ka pasur madje dhe raste që janë vendosur në reaminacion me frymëmarrje të drejtuar", thotë Silvana Bala, shefe e shërbimit nr. 2, spitali "Shefqet Ndroqi".

Por krahasas gripit sezonal, mjekët e këtij spitali kanë rritur gatishmërinë, edhe ndaj virusit A/H1N1. Ata shprehen se janë hapur dhoma të veçanta për trajtimin e pacientëve. "Është në gatishmëri të plotë reparti i reaminacionit, i cili ka në dispozicion katër respiratorë. Nëpër pavione ekzistojnë dy dhoma të vecanta që presin të sëmurë me komplikacione nga kjo virozë", tha Bala. Deri tani në spitalin "Shefqet Ndroqi" në Tiranë, nuk është shënuar asnjë rast me gripin e derrit, ndërkohë që në vend tashme numëron rreth 80 pacientë me virusin A/H1N1, dhe situaten e epidemisë për sa i përket rasteve nga gripi sezonal.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›