E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi, rastet më të shumta, dy muajt e ardhshëm



Numri i personave të prekur nga gripi pritet të shtohet në muajt shkurt dhe mars. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik shprehen se me gjithë numrin e lartë të personave të kontaminuar në janar, ai do të pësojë rritje. Sipas tyre, muaji shkurt dhe mars është sezoni i njohur për gravitetin e kësaj sëmundjeje dhe fluksin e lartë të personave të prekur. Ndërkohë që edhe gjatë muajit janar, gati 40 mijë persona rezultojnë të jenë të prekur nga virozat gripale. Të gjithë këta persona iu janë drejtuar poliklinikave dhe qendrave shëndetësore, për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Specialistët vijojnë të sensibilizojnë publikun për të kryer vaksinën antigrip. Sipas tyre, vaksina është efikase, pasi ajo mbron nga tre tipe virusesh, ndërsa në qarkullim ka pasur edhe shumë viruse të tjera. Megjithëse pranohet se ka pasur edhe raste të personave të prekur nga i njëjti virus, që kanë bërë vaksinën, por simptomat kanë qenë më të lehta.

Për sa u përket muajve shkurt dhe mars, pritet që numri i të prekurve nga virozat gripale të vijë në rritje. Specialistët e ISHP-së shprehen se aktualisht është koha për kryerjen e vaksinës, pasi marsi mund të sjellë një epidemi më të rëndë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›