Gripi stinor, si të parandaloni komplikacionet
19/01/2012 Simptomat dhe faktorët që rrezikojnë mbartjen e virusit tek të gjitha moshat
Shenjat paralajmëruese të emergjencës, veçanërisht tek të vegjlit
Urgjencat spitalore po përballen me një fluks të lartë komplikacionesh të shkaktuara nga ulja e menjëhershme e temperaturave. Përveç virozave të stinës mjekët e urgjencave pohojnë se kanë filluar të shfaqen edhe raste të shumta me grip stinor, ku pjesa dërrmuese e të vegjëlve kanë mbërritur në spital me temperaturë të lartë. Kjo pas tentativës së bërë për qetësimin e gjendjes me anë të medikamenteve të marra nëpër farmaci pa u konsultuar më parë me mjekun specialist. Për këtë situatë mjekët kërkojnë që të hiqet dorë, pasi në këtë rast gjendja e pacientit rëndohet edhe më shumë, në vend të përmirësimit. Lidhur me përhapjen mjekët pohojnë se “gripi stinor është një infeksion (sëmundje) akut viral respirator ngjitës, që transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri nëpërmjet kollitjes, teshtimave ose indirekt nga dhënia e dorës një personi të infektuar apo prekja e objekteve të ndotura me virusin e gripit stinor dhe më pas ata prekin sytë, gojën apo hundën. Viruset përhapen në ajër dhe nëpërmjet grimcave të ajrit kalojnë në grykë e hundë, shtohen dhe pas 1-4 ditë japin shenjat e gripit stinor. Për të shmangur mbartjen e këtij virusi duhet treguar kujdes maksimal ndaj këtyre faktorëve të infektues”. Simptomat e zakonshme të gripit janë: temperaturë e lartë, kollë, dhimbje fyti. Ndërsa shenjat e mundshme, sidomos për fëmijët, janë: lodhje, dhimbje koke, të përziera, diarre, të vjella, dhimbje barku, rrjedhje të hundëve, dhimbje muskujsh etj.
Personi i infektuar me virusin e gripit mund të jetë infektues për të tjerët 1 ditë para se të sëmuret dhe 5 ditë pas shfaqjes së simptomave, ndaj duhet treguar kujdes maksimal gjatë qëndrimit në ambiente të mbipopulluara. Veçanërisht te fëmijët apo personat me imunitet të ulur periudha infektuese mund të jetë pak më e gjatë. Më tej mjekja sqaron se çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit stinor dhe ta përhapë atë tek të tjerët, ndërsa më të rrezikuarit janë fëmijët e vegjël nën 5 vjeç, sidomos deri në 2 vjeç, mbi 65 vjeç e sipër, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë me astmë, diabeti, sëmundjet e zemrës, të mushkërive, veshkave, mëlçisë, sëmundjet e gjakut etj. Krahas përdorimit të medikamenteve vetëm pas vizitës te mjeku specialist për t’u shpëtuar komplikacioneve pacientët duhet të tregojnë kujdes edhe ndaj veprimeve të përditshme që ndihmojnë në parandalimin e përhapjes, si: mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini me shami, lani duart shpesh me sapun dhe ujë ose përdorni solucione duarsh me alkool, shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës, përpiquni të shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit e sëmurë, ushqehuni shëndetshëm, bëni aktivitet fizik, bëni gjumë të mjaftueshëm, pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku banoni.
Shenjat paralajmëruese për emergjencë
Duhet të dini se sëmundja zakonisht zgjat rreth një javë, por duhet të drejtoheni menjëherë te mjeku nëse fëmijët shfaqin:
• Frymëmarrje të shpejtë ose probleme me frymëmarrjen.
• Ndryshim të ngjyrës së lëkurës.
• Nuk konsumojnë lëngje të mjaftueshme.
• Nuk kanë gjallëri ose nuk bashkëveprojnë.
• Bëhen nervozë, saqë nuk dëshirojnë të mbahen.
• Rikthim i shenjave të gripit, por me ethe dhe kollë të keqe.
• Ethe me një skuqje të lëkurës.
• Fortësim i qafës.
Të rriturit shfaqin:
• Vështirësi në frymëmarrje apo gulçim.
• Dhimbje apo presion në gjoks apo bark.
• Marramendje papritur.
• Konfuzion mendor.
• Të vjella të menjëhershme ose të vazhdueshme.