Gripi trembet nga parfumet
Ju ka zene gripi dhe po dendeni me ilace e cajra, pa u larguar teshtima e bezdisshme, temperatura dhe rrufa? Eshte koha qe te ktheni syte nga recetat e me te moshuarve, ndoshta gjysheve tuaja. Gjithkujt i ka rene te degjoje nje te moshuar te afert se menyra me e mire per te debuar gripin, shoqeruesin tone te pervitshem ne dimer, me parfum. Po po, te parfumosesh ambientin eshte nje formule ideale, qe per shumicen e njerezve qe e kane provuar ka funksionuar. Ne raste te tilla, ne ndihme mund t'ju vijne esencat natyrale te bimeve te ndryshme. Se fundi, nje gje e tille eshte provuar edhe shkencerisht, pasi disa esenca natyrale perhapen ne ajer dhe qe andej futen ne organizem e gjak, duke vepruar me pas si ilace te verteta. Sipas shkencetareve franceze, E. Kellner e Kobert, kjo funksionon per mrekulli, sikurse na kane thene gjyshet tona. Bejeni keshtu per te mos pasur nje rezultat bezdises: hidhni nje pike esence ne nje shami dhe mbajeni ate vazhdimisht prane hundes duke e nuhatur. Kjo vlen edhe nese gripi ju ka bllokuar hundet. Nje tjeter alternative do te ishte sprucimi i nje parfumi, mundesisht me perberje bimore, si psh., me livando, ne ambientin ku qendroni, qofte kjo ne banesen tuaj apo edhe ne ambientin e punes. Studimet e shkencetareve neper institute te njohur ne bote. kane treguar se pak pika esence limoni mund te neutralizojne stafilokokun e arte, (qe sipas mjekeve eshte shume rezistent edhe ndaj antibiotikeve dhe kurave te ndryshme), ne pak kohe vetem duke e perhapur aromen ne ajer. Kurse esenca e mentes vepron kunder kolitit. Me pak fjale eshte rasti te themi se mund te bashkojme te domosdoshmen me kenaqesine, domethene, te parfumosesh per te ardhur ere e mire dhe duke luftuar ne te njejten kohe edhe semundjet. Per te ndihmuar organizmin ne lufte kunder gripit besoni ne disa esenca:ekualipti, pisha, livando, limoni, kanella, rozmarina. Mund te perdoren nje ose nje bashkim i tyre. Por beni kujdes; me pare duhet te jeni te sigurt qe keto aroma nuk ju shkaktojne alergji, e per kete eshte e udhes te keshilloheni me mjekun tuaj ose me farmacistin.