E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti, serish ulje te temperaturave dhe reshje lokale

Ngricat dhe temperaturat e uleta do te vijojne te jene nje problem ne te gjithe vendin. Ndonese sherbimi meteorologjik njofton se per fundjaven, vranesirat dhe reshjet do te pakesohen, temperaturat e uleta do te vazhdojne te mbeten nje problem. Per oret ne vijim pritet qe temperaturat minimale te pesojne renie te ndjeshme, cka do te sjelle ngrica ne oret e mengjesit dhe mbremjes. Sipas sherbimit meteorologjik, Meteoalb te dielen rikthehet paqendrueshmeria dhe pritet qe verilindja dhe juglindja, te preken serish nga reshjet e shiut dhe bores. Por ne kete dite pritet edhe rritja e temperaturave me dy grade. "Temperatura mbetet elementi me problematik, sidomos ne vlerat e mengjesit.

E enjtja solli nje renie te tyre prej 3-4 gradesh, per pasoje ne mengjes i gjithe vendi ishte nen zero, ose shume pak mbi te. Renie pati dhe e premtja rreth 3 grade, duke pasuar me nje renie te lehte edhe sot. Vetem e diela pritet te sjelle nje rritje te lehte me dy grade" pohon Tanja Porja, meteorologe e Meteoalb. Sipas saj ne ditet e fundit, temperaturat kane shenuar nje zbritje drastike ne te dy ekstremet, duke e bere kete jave qe po mbyllim, nder me te ftohtat e kesaj stine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›