Terhiqet MASH, diploma te reja
Modeli i ri diplomave per studimet 3-vjecare sipas kartes se Bolonjes, i kundershtuar nga kreret e universiteteve dhe studentet, do te ndryshohet. Ministria e Arsimit u ka derguar rektorateve nje udhezim te ri per hartimin e ketyre diplomave, duke revokuar keshtu udhezimin nr. 26 te dates 14.07.08. Rektori i Universitetit te Tiranes Dhori Kule, eshte shprehur se per here te pare MASH, ka reflektuar ne respektim te ligjit te arsimit te larte.
Ndryshimi
Diplomat e reja te cilet do te shperndahen nga universitetet, do te kene elemente shtese sic jane ato te fakultetit, deges qe ka kryer studenti si dhe titullin e diplomes.
Sipas kreut te Universitetit te Tiranes, Dhori Kule, senatet akademike dhe studentet do te hartojne nje model te ri diplome, ne perputhje me udhezimin e ri te MASH dhe me standardet e Bolonjes. Kjo sipas Kules, do te coje ne vend pretendimet e ngritura nga vete studentet per kete diplome. "Sipas udhezimit qe ka percjell ministri i Arsimit ne piken 9 thote: Udhezimi 26 i dates 14.07.2008 revokohet. Kjo, eshte hera e pare e theksoj dhe njehere, eshte shume e rendesishme. Atje ku ka per titull do te kete titull, atje ku ka dege do jete me dege, pra nuk ka me qendrime antiligjore", u shpreh Dhori Kule, rektor i UT-se. Ky i fundit e ka cilesuar kete vendim te Ministrise, si mjaft te rendesishem ne marredheniet mes dy institucioneve.
Protestat
Prej afro nje muaji studente nga fakultete te ndryshme ne Universiteti e Tiranes, kane protestuar per modelin e diplomes se studimeve te nivelit te pare, sipas Bolonjes. Te rinjte kane kundershtuar nje sere elementesh te pasqyruar ne kete diplome, qe sipas tyre binin ndesh me ligjin per arsimin e larte. Vendimi i ministrit te Arsimit, Fatos Beja, erdhi pas protestave dhe bojkotimit te mesimit, te studenteve te Fakultetit te Histori -Filologjise dhe te Gjuheve te Huaja, te cilet kerkuan shfuqizimin e udhezimit, te leshuar nga ish-ministri i asaj kohe, Genc Pollo. Pas kthimit te ketij vendimi studentet do te pajisen me diploma te reja, qe do te miratohen nga senatet e universiteteve. S.Isaku