E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grondona Mediat nuk perfillen Messin

Julio Grondona, presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA), përgëzoi Lionel Messi-n për fitimin e “Topit të Artë FIFA” dhe u shpreh i trishtuar për trajtimin që i bënë mediat argjentinasit të Barcelonës.

“Shumica e mediave flisnin për një aksion të vetëm apo gol të vetëm dhe Messi nuk merrej fare në konsideratë si fitues i çmimit, edhe pse ka shkëlqyer gjatë gjithë sezonit të kaluar. Nuk më pëlqeu mënyra se si u trajtua Leo”, u shpreh Grondona.

“Fatmirësisht, ata që do të merrnin vendimin votuan siç duhej dhe vunë drejtësinë në vend duke i akorduar Topin e Artë futbollistit më të mirë në botë”, shtoi presidenti i AFA.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›