E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA tjeter Top i Arte

Michel Platini, presidenti i UEFA-s, tha sot për gazetën spanjolle ‘El Mundo Deportivo’ se sezonin e ardhshëm “UEFA do të akordojë një çmim special për lojtarin europian më të mirë, duke ndjekur kështu traditën e vjetër të “Topit të Artë”, që akordohej nga ‘France Football’”.

Platini nuk pëlqen sistemin aktual të zgjedhjes së fituesit të çmimit “Topi i Artë” i cili tashmë akordohet edhe nga FIFA përveçse nga revista franceze.

Cmimi mendohet të jepet në Montecarlo gjatë hedhjes së shorteut për Ligën e Kampioneve dhe Ligës së Europës dhe që përkon me ndeshjen e Superkupës së Europës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›