Higuain operohet 4 muaj jashte

Gonzalo Higuain, sulmuesi i Real Madrid, do të qëndrojë 4 muaj jashtë fushave pasi u operua dje në Cikago për shkak të problemeve me mesin.
Lajmin e bëri të ditur dje doktori Richard Fessler, i cili kreu ndërhyrjen.
“Futbollisti do të jetë i gatshëm në maj për tu rikthyer të luajë sërish. Por, do të ketë dhimbje dhe këto dhimbje të mesit do t’i largohen vetëm pas një viti. Edhe pse mund të luajë duke filluar nga maji, nuk mund të jetë në 100% të formës”, deklaroi doktori.