E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grondona mbron Messin, kritikon të tjerët

Nga Express më 05 korrik 2011 në ora 08:13

Kreu i Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA), Julio Grondona, ka lavdëruar sulmuesin Lionel Messi, por kritikoi bashkëlojtarët e tij pas barazimit dëshpërues në ndeshjen e tyre të parë kundër Bolivisë në Copa America.

Messi është kritikuar shpeshherë në vendlindjen e tij për dështimin e përsëritjes së shkëlqimit të tij me Barcelonën në paraqitje për ekipin kombëtar dhe mediet vazhdimisht dyshojnë në besnikërinë e tij për Gauçosët prej ku u largua si tinejxher për të kaluar te gjiganti katalan.

Por, Grondona tha për Radio Del Plata: “Messi gjithmonë luan mirë, asnjëherë keq, këtë të fundit e bëjnë të tjerët rreth tij”. Selektori Sergio Batista inkuadroi formacion ofensiv për të mposhtur Bolivinë, por Messi dhe partneri i tij sulmues Carlos Tevez nuk realizuan dhe u nevojit rezervisti Sergio Aguero për të siguruar një pikë në La Plata. Për Grondonan, Messi ishte detyruar të luante shumë prapa.

“Pasi topi nuk vinte te Messi, ai u desh të kthehet prapa për ta marrë”, u ankua Grondona. Por, ai theksoi se ishte “vështirë të filloni garën kundër një ekipi që nuk ka çka të humb”. Tani Argjentina duhet të përmirësohet në ndeshjet e ardhshme të Grupit A, duke filluar nga takimi me liderin Kolumbinë të mërkurën në Santa Fe para përballjes me Kosta Rikës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›