Shevchenko nuk pensionohet

Andriy Shevchenko ka konfirmuar se nuk ka plane për pensionim dhe pret të vazhdojë karrierën e tij të ndritur. Pas përfundimit të aventurës së suksesshme në Milan, transferimi i tij në Chelsea ishte dështim, por ai u kthye në Ukrainë te Dynamo Kiev – ku kishte filluar karrierën – për të ringjallur veten.
Gjatë një interviste të tij për FIFA.com, Shevchenko, 34 vjeç, tha: “Ndihem mirë, ende i ri, motivimi është aty dhe mendoj se do të vazhdoj. Sigurisht dita do të vjen kur duhet të gozhdoj këpucët sportive, por për tani nuk e di se kur do të pensionohem. Kam shënuar sërish disa gola sezonin e kaluar. Objektivi im afatshkurtër është Kampionati evropian 2012”.
Shevchenko ndër të tjera lavdëroi sulmuesin e Manchester Unitedit, Wayne Rooney, duke pranuar admirimin e tij për yllin anglez. “Sulmuesi që më pëlqen më së tepërmi është pa dyshim Wayne Rooney. Ai kurrë nuk ndalet së lëvizuri, punon shumë për ekipin dhe shënon gola të rëndësishëm”, u shpreh Shevchenko.