Milan dhe Napoli, favoritë për titull

Ish selektori i Italisë, Marcello Lippi, beson se Milan dhe Napoli do të luftojnë për titull në Serie A sezonin e ardhshëm.
Massimiliano Allegri udhëhoqi Rossonerët drejt kurorës në edicionin e kaluar, duke përfunduar gjashtë pikë para rivalit të qytetit Inter, të përcjellë nga Napoli i treti.
Mirëpo, Inter ka trajner të ri Gian Piero Gasperinin pas largimit të Leonardos, i cili pritet të emërohet drejtor teknik në Paris St Germain.
Dhe Lippi, i cili është pa angazhim prej largimit nga posti i tij me Azzurrët pas Kampionatit botëror 2010, mendon se Milan dhe Napoli janë në pozitë më të mirë për të luftuar për titull në sezonin e ardhshëm.
“Milan dhe Napoli janë favoritë për titull. Allegri dhe Mazarri kanë përvojën e nevojshme dhe një grup solid”, tha Lippi për Corriere dello Sport.