Gropa e Hajdin Sejdise lulishte, kompensim ish-pronareve Luljeta Ndoka
Bashkia e Tiranes ka njoftuar dje nisjen e sistemit dhe kthimit ne nje park clodhes te zones prapa Teatrit te Operes dhe Baletit, i njohur ndryshe si "Gropa e Hajdin Sejdise". :Lidhur me problemin e kahershem te shpronesimit te pronareve te kesaj toke, Basha eshte shprehur se ata do te trajtohen sipas ligjit. "Ne asnje rast nuk cenohet e drejta e prones, por ne cdo rast, ajo do te zgjidhet sipas ligjit", premtoi kryetari i Bahsksie se Tiranes Lulzim Basha. Sipas tij, e gjithe siperfaqja prapa Pallatit te Kultures do te sistemohet dhe kthehet ne nje hapesire te gjelber, ne sherbim te qytetareve te Tiranes. Ne kete hapesire do te mbillen rreth 150 peme, do te vendosen 66 stola, do te kete ndricim si dhe do te vendosen 2 cezma. "Tani eshte e rendesishme, qe brenda mundesive tona, ne ne cdo hapesire te ndermarrim hapa, te cilat do te permiresojne fizionomine qytetare te lagjeve tona, do te permiresojne jeten e qytetareve, do ta bejne qytetin me te jetueshem, me te mire, ku te gjejne hapesira clodhese te gjithe qytetaret e Tiranes dhe kushdo qe vjen per te shijuar kete qytet, ne menyre te perditshme apo te perjavshme"- tha Basha. Ne lidhje me kompensimin e pronareve, Basha deklaroi se gjtihcka do te zgjidhet sipas ligjit dhe asgje nuk do te paragjykoje te drejtat e pronareve, ne asnje cep te qytetit, duke perfshire edhe Planin Urbanistik, i cili ne qender te tij do te kete respektimin e te drejtave te pronareve. "Por nderkohe nuk mund te rrime e te shikojme se si pjese te tera te hapesirave publike, degjenerojne nga dita ne dite. Ju e mbani mend, kjo ka qene nje zone e ndaluar per nje kohe te gjate. Kjo kuote s'ka ekzistuar sepse ketu ka qene nje grope "famekeqe". Edhe pas mbylljes dhe rehabilitimit te pjesshem, situata nuk ndryshoi per vite me radhe", tha kryebashkiaku. Qe pas mbylljes te se ashtuquajtures gropa e Hajdin Sejdise, ne kete hapesire, kur zoti Basha ishte Minister i Transporteve dhe pas rehabilitimit te pjesshem te kesaj hapesire nuk u vu dore per sistemimin e saj dhe kthimin ne nje hapesire clodhese per qytetaret. Nderkaq, Basha beri me dije se jo vetem kjo zone, por edhe mjaft zona te tjera do t'i nenshtrohen rikualifikimit urban. Behet fjale edhe per zonen e Don Boskos dhe ne nje bllok banimi ne rrugen "Ali Demi". Po keshtu, e gjithe pjesa rrethuese e objektit te Kultit te Bektashinjve do te behet me kangjella, sikunder do te sistemohet edhe parkimi aktual qe ndohet ne kete siperfaqe. Punimet po kryhen me fondet e Bashkise se Tiranes nga Ndermarrja numer 1 e saj. Basha u shpreh se projekte te medha po planifikohen ne kuader te Planit Urbanistik dhe projekteve strategjike, te cilat do i nenshtrohen procedurave te konkurimit, por nderkohe bashkia do te ece me projekte te tilla, me hapa te tille "te vegjel", por domethenes , per te permiresuar cilesine e jetes ne te gjithe qytetin. Rikualifikimi i hapesires publike do te kryhet edhe tek zona e "Don Boskos", ne nje siperfaqe prej 2400 meter katrore. Edhe ne kete hapesire publike do te mbillen peme, do te vendosen 55 stola, do te kete ndricim dhe cezme uji. Siperfaqja qe do te rikualifikohet ne zonen e "Ali Demit" i perket nje blloku banimi dhe ka nje siperfaqe prej 14 mije meter katrore. Edhe ne kete hapesire do te mbillen rreth 60 peme dhe do te vendosen 40 stola. Edhe ne keto dy zona, nderhyrja do te behet nga Ndermarrja numer 1 e Bashkise. Po keshtu, jane identifikuar dhe pritet te perfundojne projektet edhe per hapesira te tjera publike, te cilat do te shnderrohen ne hapesira te gjelbra, per tu vene ne sherbim te qytetareve.
Punimet qe do te kryhen ne tre zona:
Prapa Pallatit te Kultures:
E gjtihe zona do te kthehet e gjelber
Do te mbillen rreth 150 peme
Do te vendosen 66 stola
Do te kete ndricim
Do te vendosen 2 cezma
Zona e Don Boskos:
Rikualifikim hapesires prej 2400 m2
Do te mbillen peme
Do te vendosen 55 stola
Do te kete ndricim
Do te vendosen edhe cezma uji
Zona e Ali Demit
Rikualifikim zones prej 14 mije metrash katrore
Do te mbillen rreth 60 peme
Do te vendosen 40 stola
Do te kete ndricim
Rikualifikimet, me buxhetin e bashkise
Basha tha dje se keto projekte kane si qellim te rrisin hapesiren e gjelber, si dhe te sjellin me shume hapesira clodhese per qytetaret, eshte nje projekt qe kryhet Brenda planifikimeve buxhetore te Bashkise dhe ne vecanti te drejtorise qe eshte pergjegjese per gjelberimin. "Kjo eshte nje pune, e cila do te kryhet ne nje kohe te shkurter, sic thashe keta jane hapa te vegjel, te cilet bejne te mundur permiresimin e jetes ne zona te ndryshme te qytetit, per ta bere qytetin me te jetueshem, per ta bere cilesine e jetes se perditshme te qytetareve, me te mire", tha Basha.
Punimet qe do te kryhen ne tre zona:
Prapa Pallatit te Kultures:
E gjtihe zona do te kthehet e gjelber
Do te mbillen rreth 150 peme
Do te vendosen 66 stola
Do te kete ndricim
Do te vendosen 2 cezma
Zona e Don Boskos:
Rikualifikim hapesires prej 2400 m2
Do te mbillen peme
Do te vendosen 55 stola
Do te kete ndricim
Do te vendosen edhe cezma uji
Zona e Ali Demit
Rikualifikim zones prej 14 mije metrash katrore
Do te mbillen rreth 60 peme
Do te vendosen 40 stola
Do te kete ndricim
Rikualifikimet, me buxhetin e bashkise
Basha tha dje se keto projekte kane si qellim te rrisin hapesiren e gjelber, si dhe te sjellin me shume hapesira clodhese per qytetaret, eshte nje projekt qe kryhet Brenda planifikimeve buxhetore te Bashkise dhe ne vecanti te drejtorise qe eshte pergjegjese per gjelberimin. "Kjo eshte nje pune, e cila do te kryhet ne nje kohe te shkurter, sic thashe keta jane hapa te vegjel, te cilet bejne te mundur permiresimin e jetes ne zona te ndryshme te qytetit, per ta bere qytetin me te jetueshem, per ta bere cilesine e jetes se perditshme te qytetareve, me te mire", tha Basha.