E Diel, 1 Nëntor 2026

Kerkohej si i zhdukur, gjendet i vetevarur

Pogradec- I humbur prej muajit shkurt, gjendet i vetevarur ne nje peme, pak kilometra larg fshatit ku banonte. Nje bari i zones se Mokres ne Pogradec, njoftoi policine vendore se kishte zbuluar nje trup njeriu te dekompozuar, te varur ne peme me bluze pambuku. Menjehere ne vendngjarje ka shkuar grupi i eksperteve dhe identifikimi ne moment ka qene i veshtire. Pas disa oresh eshte bere e mundur te mesohet se, viktima ishte pikerisht 34-vjecari Mico Torra, nga fshati Omezh i komunes se larget te Velcanit. Viktima njihej per shqetesimet mendore nga te cilat vuante dhe prej mesit te muajit shkurt, ishte larguar nga familja. Burime zyrtare u shprehen se identifikimi u be nga prinderit, ndersa edhe pas kerkimeve nje muaj e gjysme, nuk munden te gjenin te ndjerin. Familjaret kishin bere denoncimin ne policine lokale, duke dhene edhe rrethanat e largimit te tij nga shtepia. Gjithashtu policia sakteson se viktima nuk ka pasur shenja dhune ne trup, duke u shprehur se gjenden perpara nje fakti klasik te vetevarjes. Nga hetimet e kryera mesohet se viktima rezultonte te kishte probleme mendore, semundje nga e cila mjekohej rregullisht. Pas ekzaminimeve trupi i te ndjerit iu eshte dhene familjareve, per te kryer ceremonine mortore.

D. Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›