E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali,29 arrestime për drogë, shumica shqiptarë

Policia italiane ka arrestuar 29 persona gjatë një operacioni antidrogë në qytetin e Trentos. Operacioni i ndërmarrë ka bërë të mundur sekuestrimin e 64 kg heroinë dhe 15 kg kokainë me një vlerë rreth 110 milionë eurosh. Sipas mediave italiane organizata ndërkombëtare e dreogës përbëhej nga shtetas shqiptarë, maqedonas dhe sllovenë ku pjesën më të madhe e përbënin shqiptarët. Sipas policisë italiane, droga transportohej nga Shqipëria Maqedonia dhe Hollanda me destinacion Italinë dhe vendet e tjera të Europës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›