E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zakeroni motivon Juven: Të bëjmë si Interi

“Zonja” e ka fituar me rezultatin 3-1 takimin e parë për 1/8-at e Ligës së Europës dhe sot në mbrëmje do përpiqet të administrojë rezultatin e Torinos. “Do të jetë një ndeshje fizike, sepse karakteristika e kundërshtarit është të luajë me intensitet për një kohë të gjatë. Duhet të shpenzojmë shumë energji, por besoj se do t’ia dalim”, theksoi Zakeroni.

Më tej numri një i stolit bardhezi ka komentuar suksesin e Interit dy ditë më parë po në Londër: “Ishte një sukses jo vetëm për Interin, por për gjithë futbollin italian. Ata janë një skuadër shumë e fortë dhe kanë mundësi të mira për të arritur deri në finalen e Madridit. Suksesi i tyre përfaqëson futbollin italian në arenën ndërkombëtare”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›