Grossruck bëri të njëjtën gjë me zgjedhjet në Azerbajxhan si në Shqipëri
Është shumë e qartë që misioni i këtij njeriu, që thotë se është zëvendës/president i Asamblesë Parlamentare të OSBE është të mbrojë qeveritë e korruptuara, të cilat nuk bëjnë zgjedhje të lira e të ndershme. Edhe pse ka një trupë në OSBE që merret vetëm me monitorimin dhe çështjet zgjedhore dhe quhet ODIHR, Grossruck e dublon punën e saj sa herë thirret në ndihmë nga këto qeveri të korruptuara. Edhe në Azerbajxhan ka ndodhur njësoj si në Shqipëri.
Vjet në nëntor u mbajtën zgjedhjet në këtë vend dhe në krye të vëzhguesve të ODIHR ishte ambasadorja Audrey Glover, njësoj si në Shqipëri. Glover vlerësohet shumë në Perëndim si një vëzhguese mjaft e mirë e zgjedhjeve, ndaj dhe dërgohet në zonat e nxehta. Raporti i saj për zgjedhjet në Azerbajxhan vlerësonte se qeveria dështoi në përmbushjen e detyrimeve të saj për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Këtu ndërhyn Grossruck me raportin e tij. Madje- madje ai shkon shumë më larg, kur për Glover-in i ankohet… vetë Ministrit të Jashtëm të Azerbajxhanit. Në fakt nuk është një ankim, por është një shfajësim përpara ministrit, duke i thënë se Glover kështu e ka, është mësuar që të sulmojë qeveritë, njësoj si në Shqipëri. Më pas Grossruck e siguron ministrin se do bëjë çështë e mundur që të pengojë raportin e Glover.