PE, deputetja gjermane plagjaton doktoraturën
BERLIN- 'Gjuetarët kibernetikë' kanë gjetur një pre të re. Njësoj sikur ish-ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë Karl-Theodor Guttenberg, i cili u detyra të jepte dorëheqje pas akuzave për plagjiaturë të doktoraturës së tij, radha i erdhi Silvana Koch Mehrin, shefes së liberalëve gjermanë në Parlamentin Evropian.
Ajo akuzohet të ketë huazuar shumë pasazhe të tezës së doktoraturës nga autorë të tjerë. Faqja VroniPlag Wiki tashmë ka identifikuar 19 pasazhe në tezën “Unioni monetar latin 1865-1927”, të deputetes gjermane në Parlamentin Europian.
Deputetja evropiane ka rikopjuar pasazhe të tëra pa përmendur burimet, gjithsej 24 faqe ose 10 për qind të tezës. Me këtë tezë ajo në vitin 2000 në Fakultetin e Filozofisë së Heidelbergut, mori titullin e doktorit ‘Cum Laude’.
Koch-Mehrin, 40-vjeçare, njëra nga shpresat e partisë liberal FDP, ka refuzuar të komentojë këtë akuzë, gjë që nuk ka ndodhur me rastni e ish-ministrit të Mbrojtjes Guttneberg të partisë CSU.
(e.m/koha/BalkanWeb)